Nga lufta e paprecedentë globale tarifore deri te shkurtimi i ndihmës së jashtme të SHBA-së, mandati i dytë i Donald Trump ka sjellë tashmë një vorbull ndryshimesh, sipas “USA Today”.
Në 100 ditët e para kaotike që kur presidenti Donald Trump u rikthye në detyrë, ai ka zhvilluar një fushatë shpesh të paparashikueshme që ka përmbysur rendin botëror.
Që nga koha e Franklin Roosevelt, një president i ri – nuk janë nxitur kaq shumë ndryshime, kaq shpejt.
Në fakt, Trump mund ta ketë mposhtur Franklin Roosevelt në 100 ditët e para të detyrës.
Shumicës së presidentëve u nevojiten muaj ose edhe vite për të bërë një ndryshim në jetën e përditshme të amerikanëve, për të mos përmendur ata që jetojnë në të gjithë botën.
Por këtë herë, përdorimi i paprecedentë i fuqive ekzekutive nga Trump ka shkurtuar tashmë fuqinë punëtore federale, ka ndaluar programet e diversitetit, ka çmontuar USAID-in, ka ndarë demokratët e opozitës se si të përgjigjen dhe ka nxitur aleatët e hershëm të SHBA-së të llogarisin se si të lundrojnë në një realitet të ri global.
Trump duket se ka pasur një ndikim edhe në emrat më të popullarizuar të foshnjave.
Më poshtë vijon një vështrim mbi politikat që kanë ndryshuar gjatë 100 ditëve të para në detyrë të Trump:
Numri i kalimeve të migrantëve në kufirin jugor të SHBA-së ra ndjeshëm që nga largimi i Biden në rreth 8450 në shkurt 2025, muaji i parë i plotë i Trump në detyrë, niveli më i ulët në të paktën 25 vjet.
Në dhjetor 2024, muaji i fundit i plotë i presidentit Joe Biden në detyrë, Agjencia e Imigracionit dhe Doganave e SHBA-së (ICE) raportoi 47 000 arrestime, mbi pesë herë më shumë.
Robert F. Kennedy Jr., i cili njihet si skeptik ndaj vaksinave, mori përsipër axhendën federale të shëndetit. Ai ndaloi disa ngjyra artificiale ushqimore dhe premtoi një raport deri në shtator që shpjegonte rritjen e rasteve të autizmit.
Numri i deportimeve nga ICE regjistroi rënie pavarësisht përpjekjeve të administratës Trump për të përshpejtuar ritmin.
Më shumë se 12 000 emigrantë u deportuan në shkurt 2024, gjatë administratës së Biden, krahasuar me rreth 11 000 në shkurt 2025, gjatë administratës së Trump.
Marrëdhëniet me Kanadanë u përkeqësuan ndërsa Trump vendosi tarifa dhe sugjeroi ta bënte atë shtetin e 51-të. Debati mbi presidentin e SHBA-së u bë një faktor i rëndësishëm në zgjedhjet e Kanadasë më 28 prill.
Gjiri i Meksikës u riemërua Gjiri i Amerikës – të paktën në botimet zyrtare të qeverisë federale.
Importet kineze – nga lodrat dhe rrobat te mobiljet dhe pajisjet sportive – u goditën me një seri tarifash në rritje që arritën në 145%. Kina u përgjigj me një tarifë prej 125% ndaj mallrave amerikane – një luftë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Elon Musk, personi më i pasur në botë, projektoi dhe drejtoi Departamentin e Efikasitetit Qeveritar, i cili reduktoi një gamë të gjerë fondesh nëpër agjencitë federale. DOGE urdhëroi shkarkimin e dhjetëra mijëra punonjësve federalë dhe fitoi akses në sisteme të dhënash të ruajtura ngushtë me informacione për miliona qytetarë.
SHBA-ja dhe Irani hapën negociatat në Oman mbi programin bërthamor të Teheranit, bisedimet e para të drejtpërdrejta në një dekadë.
Parashikuesit ekonomikë rritën shanset e një recesioni pas luftës tregtare të Trump. Një anketë e ekonomistëve në mars e rriti probabilitetin e një recesioni global këtë vit në 47%, nga 25% në shkurt.
Besimi i konsumatorit ra në 50,8% në prill nga 71,7% në janar.
Dollari u dobësua, duke rënë në nivelin më të ulët tremujor në prill për shkak të pasigurisë ekonomike.
Shumica e stafit u pushuan nga puna dhe shumica e kontratave u anuluan në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. Agjencia e ndihmës së huaj u transferua zyrtarisht në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).
Përpjekjet për armëpushim në Gaza ngecën ndërsa Izraeli krijoi një “zonë sigurie” të gjerë, duke zhvendosur qindra mijëra palestinezë.
Trumpi i kërkoi NATO-s një “rritjeje marramendëse” të shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet evropiane.
Diplomacia amerikane duket shumë ndryshe. Trump e kritikoi Zelensky në Zyrën Ovale dhe më vonë i tha të largohej nga Shtëpia e Bardhë, një moment tronditës në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Negociatat dypalëshe midis Ukrainës dhe Rusisë mund të jenë në prag. Konflikti nuk u zgjidh brenda një dite, siç kishte premtuar Trump gjatë fushatës, por administrata ka bërë përpjekje për progres dhe nxitur që bisedimet të “ecin përpara”.
Trump sugjeroi se mund të kandidojë për një mandat të tretë, pavarësisht se Amendamenti i 14-të i Kushtetutës e ndalon këtë.
Kompania e tij po shet kapele “Trump 2028” për 50 dollarë. Ai ka nxitur spekulimet dhe ka refuzuar të mbështesë zëvendëspresidentin JD Vance si pasardhësin e tij.