Sot përkujtohet 100-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, një figurë e madhe françeskane dhe një nga njerëzit më të shquar të letrave, kulturës dhe qytetërimit shqiptar.
Në përkujtim të kësaj dite, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vlerësoi se impenjimi i tij kulturor, social e politik, në kuptimin më të gjerë, mbetet shembull për çdo politikan vullnetmirë që ka orientim themelor drejtësinë sociale.
“Me jetën e tij të mbushur me dhimbje dhe vuajtje për shkak të besimit dhe ideve të tij, krijoi një model që u bë pjesë e ndërgjegjes kombëtare dhe identitetit europian të shqiptarëve”, vlerësoi Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit tha se “përmes librit të tij ‘Rrno vetëm për me tregue’, na dha një udhëzues të rëndësishëm se si ky model mund të frymëzojë të gjithë: besimtarë dhe jo besimtarë, të varfër dhe të pasur, qeveritarë dhe qytetarë, të majtë dhe të djathtë, në fshat dhe në qytet, nga lindja në perëndim, nga veriu në jug”.