Në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen për 100-vjetorin e Luftës të Vlorës, prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, ku kërkoi angazhimin maksimal të bashkive të qarkut Gjirokastër për zhvillimin e konferencës shkencore, me qëllim evidentimin e vlerave historike që qarku ka dhënë në Luftën e Vlorës.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi masat organizative që do të merren në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen në qarkun e Gjirokastrës me rastin e festimit të 100-vjetorit të Luftës të Vlorës.
Në këtë kuadër, do të zhvillohet në datën 13 mars një takim me grupin e punës që do të organizojë këto aktivitete, të cilat do të kulmojnë në datën 21 qershor me zhvillimin e konferencës shkencore me temë “Kontributi i Prefekturës Gjirokastër në Luftën e Vlorës në vitin 1920”, nën kujdesin e veçantë të institucionit të Prefektit të qarkut Gjirokastër, bashkitë e qarkut dhe Universiteti “Eqrem Çabej”