Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim prezantoi sot përmes një mesazhi logon e re që do të përdoret përgjatë gjithë vitit për këtë “gur kilometrik” të rëndësishëm, siç është 100-vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe konceptin pas saj.
Kim njoftoi se përgjatë gjithë vitit 2022, Ambasada e SHBA-së do të përkujtojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona të mrekullueshme.
“Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm. Shpresojmë të jemi dakord se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve. Ajo që personalisht më pëlqen është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë. Ndërsa festojmë njëqind vjet së bashku dhe gjithashtu mirëpresim arritjet që do të vijnë. Ndërsa ecim përpara, urojmë që populli amerikan dhe shqiptar të qëndrojnë gjithmonë në krah. Gëzuar! Edhe njëqind!”, shprehet ambasadorja Kim.