Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e bojrave Deutsch Color në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit. Flakët vijojnë prej më shumë se 4 orësh. Mbi 15 mjete zjarrfikëse, 67 forca zjarrifëse dhe 200 forca policie e vullnetarë kanë rrethuar flakët në fabrikë. Për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.
Për çështje sigurie u bllokua përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi I policisë
Në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, është përfshirë nga flakët një fabrikë bojrash.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.
Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.
Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.
Një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.
“Me të gjitha kapacitetet në terren, për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe banesat pranë” shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Fabrika Deutschcolor e cila u përfshi nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së 23 shtatorit 2023 në autostradën Tiranë – Durrës është një nga fabrikat më të mëdha në rajon në industrinë e prodhimit të bojërave dhe materialeve te ndertimit dhe ka aparaturat të fjalës së fundit të teknologjise.
Ajo është ndërtuar me një arkitekuturë modern dhe me një sipërfaqe prej mijëra metra katrore
Deutschcolor është fabrikë që prodhon materiale të ndryshme ndërtimi me kapacitet prodhimi 500 000 ton dhe 120 milionë litra çdo vit.
Kompania DEUTSCHCOLOR, pas një partneriteti me Delta Group ka sjellë në Shqipëri një nga investimet më të mëdha në sektorin e bojërave dhe materialeve te ndertimit në Europën juglindore.
Në faqen zyrtare të kësaj kompanie thuhet se Fabrika është ekologjike. Po kështu brenda kishte dhe një laborator të avancuar të pajisur me aparatura gjermane nga më modernet, me një ekip shkencor i cili mundëson procesin e kërkim zhvillimit
Produktet e kësaj fabrike janë bojëra me bazë emulsioni deri tek ato industrialet, si dhe e gjithe gama e materialeve te ndertimit
Kjo kompani, me një orientim global ka përfaqësinë e vet në shumë vende si Gjermani, Austri, Kanada, Zvicër, Hollandë e më tej.
Ka në përbërje staf me kumistë të kualifikuar dhe me shumë eksperiencë
Të gjitha produktet e Deutsch Colour janë zhvilluar mbi bazën e të qenurit miqësore ndaj mjedisit, si dhe duke pasur si synim që të jenë në pajtueshmëri të plotë me të gjitha rregullat dhe rregulloret e standardeve të shëndetit tonë dhe të sigurisë.
Bojrat e saj janë të çertifikuar sipas ISO 9001, ISO 14001 dhe OHSAS 18001, në përputhje me Ligjin për Shëndetin dhe Sigurinë.
Zjarri mbrëmjen e sotme ka shpërthyer në magazinë dhe më pas janë përhapur. Pak pas mesnatës u njoftua se ishte arritur të izolohen flakët e mëdha por duhet kohë për tu shuar.
/Argumentum.al