Politikani serb Nikolla Sanduloviç është dhunuar brutalisht nga shërbimet sekrete serbe, për shkak se kërkoi falje për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nderoi komandantin e UÇK-së Adem Jashari.
Sipas Klara Sanduloviç, politikani serb ka mbetur i plagosur rëndë nga dhuna që është ushtruar ndaj tij nga BIA serbe.
“Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund… Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar zhdukjen, dhe ata thjesht i thanë ‘mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt’”, rrëfen e bija e Sanduloviç.
“Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull, se diçka kishte shkuar keq, dhe ajo sapo kuptoi më të keqen – këtë mëngjes ajo po priste në VMA (spitalin në Beograd), që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhënë asnjë informacion, vetëm se ‘nën mbrojtjen e sherbimit ushtarak’ dhe atë informacion mund t’ia japë vetëm ‘mjeku i besuar’… gjoja nuk mund të lëvizë, gjithçka duket sikur është helmuar”, pohon Klara Sanduloviç.
Vajza e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, për shkak të gjithë situatës u largua urgjentisht nga Spliti, ku kishte ardhur për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me familjen e saj, për t’u kthyer në Beograd për të ndihmuar të atin.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i palës kosovare për rastin. Dimal Basha nga Vetëvendosje akuzon Serbinë për orkestrimin e sulmeve terroriste ndaj Kosovës. “Serbia na vret dhe rrëmben policë, vjedh zgjedhje, i bën favore Rusisë”, theksoi Basha.
“Politikanin opozitar 𝐍𝐢𝐤𝐨𝐥𝐚 𝐒𝐚𝐧𝐝𝐮𝐥𝐨𝐯𝐢𝐜, është gati i vetmi politikan serb që ka kërku falje për krimet e Serbisë në Kosovë, dhe ka bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve! Me tu kthyer, policia sekrete serbe kriminale e arreston dhe e rrah brutalisht, dhe 𝐬𝐨𝐭 𝐚𝐢 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪𝐮𝐫 𝐩𝐚 𝐯𝐞𝐭ë𝐝𝐢𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫!Ndër personat që e kanë rrahur, avokati vet thotë se është edhe terroristi Milan Radojçiq!