Gjithsej 14 pjesëtarë të policisë nga Stacioni Policor i Petrovecit janë në izolim shtëpiak pasi që kanë pasur kontakte me persona tashmë të infektuar me Covid-19. 7 prej tyre janë me rrezik të lartë, derisa 7 të tjerët me rrezik të mesëm dhe gjenden në vetizolim. Mësohet se dy rastet e fundit me koronavirus në polici janë paraqitur në policinë e trafikut ku tashmë gjithsej ka 5 persona të diagnostifikuar me Covid-19.
Sipas burimeve të medias maqedonase Alsat, bëhet fjalë për zyrtarë policorë që vijnë nga stacioni policor Petrovec. Policët kanë pasur kontakt ne persona të infektuar ne koronavirus.
Mësohet se dy rastet e fundit me koronavirus në polici janë paraqitur në policinë e trafikut ku tashmë gjithsej ka 5 persona të diagnostifikuar me Covid-19.