Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar sot ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta në 21 janar 2006.
Në një mesazh në Facebook, Kreu i Shtetit citon ish-Presidentin Rugova dhe shton se angazhimi i tij për zgjim kombëtar, për paqe e stabilitet mbeten shembuj frymëzimi për ti shërbyer çështjes shqiptare.
“Vizioni im është, që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO, si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA.” – IBRAHIM RUGOVA
Angazhimi i Tij jetësor për zgjimin kombëtar, vizioni euroatlantik për Kosovën Republikë, për paqen, lirinë, stabilitetin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten shembuj të patundur frymëzimi për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari çështjes shqiptare.
Ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon!”- shkruan Presidenti Meta në mesazhin e tij në facebook.