Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë shtypi në Bruksel, prezantoi anëtarët e kabinetit të saj.
Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka paraqitur përbërjen e planifikuar të ekipit të saj. Von der Leyen planifikon që Komisioni i ardhshëm i BE-së të ketë më shumë femra se kurrë më parë: përveç saj, në të do të përfaqësohen dymbëdhjetë femra dhe katërmbëdhjetë meshkuj. Objektivin që kishte, që Komisioni Evropian të përbëhet nga 50 përqind femra, ajo nuk e arriti për pak.
Sidoqoftë, Komisioni i ri është një hap i qartë përpara përballë Komisionit që po largohet, i cili përbëhej nga nëntë femra dhe 19 meshkuj. Për shkak të largimit të planifikuar të Britanisë së Madhe nga BE më 31 tetor, Mbretëria e Bashkuar nuk përfaqësohet më në Komisionin e ri. Komisioni i ri do të fillojë punën e tij në 1 nëntor.
“Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Von Der Leyen.Komisioni i ri është një hap i qartë përpara përballë Komisionit që po largohet, i cili përbëhej nga nëntë femra dhe 19 meshkuj.Lista e Ursula von der Leyen përmban 13 gra, përfshirë vetë atë dhe 14 burra. Barazia gjinore ishte një nga prioritetet e saj kryesore. Komisioni ka këtë herë, për shkak të Brexit-it, një karrige më pak se Komisioni i mëparshëm.
Ndërkohë, Komisioneri për Zgjerim, që përbën dhe më shumë interes për Shqipërinë, do të jetë hungarezi László Trócsányi, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Parlamentit Evropian. Më parë, ai ka shërbyer si ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite.
Për shkak të largimit të planifikuar të Britanisë së Madhe nga BE më 31 tetor, Mbretëria e Bashkuar nuk përfaqësohet më në Komisionin e ri. Komisioni i ri do të fillojë punën e tij në 1 nëntor.