Policia e Tiranës kërkon që të bëhet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës si dhe plagosjen e Fatos Mahmatajt, Sokrat Godes, Erald Bishës, Artes Dybelit, lia Qeskës dhe llia Papës.
Ndërkohë policia kërkon që të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës, Aleks Nika.
“Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tiranë nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike në vendet e BE- se dhe jashtë saj në gjendje të ekzaminojë predhën e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës”, thuhet n֝ë shkresën e policisë.
Sakaq, pritet që të merren në pyetje edhe persona që kanë dijeni për vrasjet, kryesisht ish-efektivë dhe efektiv të Gardës me shërbim në datë 21 janar të vitit 2011.
Po kështu, policia kërkon që të ripyeten edhe personat pjesëmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe persona dëshmitarë që kanë qenë pranë viktimave, nëse kanë mësuar ndonjë të dhënë me interes për hetimin.
Sipas policisë për zbardhjen e së vërtetës kanë rëndësi edhe rikqyrja e pamjeve filmike, duke u fokusuar konkretisht në vrasjen e Ziver Veizit, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.