Numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 22 teksa një 90-vjeçar ka ndërruar jetë sot. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 90-vjeçari ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare.
I moshuari ishte i prekur edhe nga COVID-19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.
Ndërkohë, numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri është 337 persona.