Ambasada e ShBA-ve në Tiranë ka organizuar një ceremoni festive në lidhje me 246-vjetorin e krijimit të trupave detare amerikane. Të pranishëm në ceremoni kanë qenë dhe ministrja e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka si dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Lajmin e a bërë me dije vetë ambasadorja e cila ka shpërndarë në rrjetin social Instagram, disa pamje nga festa “chic”.
“Këtë vit, ne festuam 246-vjetorin e lindjes së Trupave Detare Amerikane. Të nderuar që u bashkuan ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Mbrojtjes Begaj, e shumë shokë të tjerë.
Trupat e marinës amerikane kanë përfaqësuar gjithmonë më të mirët dhe më të guximshmit e Amerikës.
Kushdo që ka punuar në një ambasadë amerikane e di gjithashtu lidhjen e veçantë midis diplomatëve dhe marinsave që mbrojnë ambasadat dhe konsullatat tona
Faleminderit marinsave që jeni ata që jeni, që jeni gjithmonë besnikë. Gëzuar ditëlindjen – semper fidelis!”, shkruan Yuri Kim në Instagram.