Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përkujtoi sot masakrën e Srebrenicës, duke e konsideruar një akt genocidal që duhet të njihet dhe dënohet nga gjithë bota.
Në një reagim, Basha tha se Partia Demokratike do të paraqesë në Kuvend një rezolutë.
“Masakra e Srebrenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin Partia Demokratike e Shqipërisë do të paraqesë në Kuvend një rezolutë”, – tha Basha.