27 janari është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Data u zgjodh sepse shënon ditën në vitin 1945 kur Aushvici, kampi më i madh i përqendrimit dhe i vdekjes në Gjermaninë naziste, u çlirua nga trupat sovjetike, duke zbuluar tmerret brenda.
Kombet e Bashkuara po e përkujtojnë këtë ditë me një ngjarje që do të transmetohet drejtpërdrejt.
Sipas History.com, trupat sovjetike menduan se kampi në Poloninë jugore ishte bosh, por ata e kishin gabim.
“Aushvici dukej i heshtur dhe i braktisur në fillim, ushtarët shpejt e kuptuan se ishin mbushur me njerëz – mijëra prej tyre, të lënë të vdisnin nga rojet SS që evakuuan kampet pasi u përpoqën të mbulonin krimet e tyre. Ndërsa panë ushtarët, të burgosurit e dobësuar u përqafuan, u puthën dhe qanë.”
Gjashtë milionë hebrenj u vranë sistematikisht nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore
Grupe të tjera gjithashtu u vunë në shënjestër, sipas Këshillit të Evropës, për “inferioritetin e tyre të perceptuar racor dhe biologjik. Këtu përfshiheshin romët, personat me aftësi të kufizuara, të burgosurit sovjetikë të luftës dhe homoseksualët. Të tjerë, si Dëshmitarët e Jehovait, Socialistët dhe Komunistët, u vunë në shënjestër për bindjet e tyre fetare ose politike.»