Në një mbrëmje të veçantë të organizuar nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, u shënua 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me një koncert në piano nga pianistja e njohur maqedonase Emma Popivoda.
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Z. Dancho Markovski në fjalën e tij drejtuar të pranishmeve, tha se këto tre dekada të vendsojes se marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, janë një periudhë shumë domethënëse ku u hodhen themelet e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët.
Ndonëse Z. Ambasador nuk u ndal të fliste për shifra konkrete, apo për numrin e marrëveshjeve të nënshkruara dypalëshe dhe ngjarjeve kulturore, gjithsesi theksoi katër shtylla kryesore, pjesë thelbësore e ndërtimit të marrëdhënieve dypalëshe.
“Më lejoni të theksoj shkurtimisht shtyllat mbi të cilat kemi ndërtuar marrëdhënien tonë, e cila është shumë afër deklaratës së ish-presidentit amerikan John F. Kennedy që thotë: “Gjeografia na bën fqinjë, miq histori, partnerë ekonomikë dhe aleatë të domosdoshëm”, nënvizoi Ambasador Markovski.
Këto janë katër elemente që ne kemi aplikuar në marrëdhëniet tona. Si fqinjë e kuptuam se duhet të hapim kufijtë, të heqim vizat dhe të lejojmë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, vijoi AI.
Rrugëtimi i dy vendeve tona është i lidhur jo vetëm nga gjeografia e historia por tashmë dhe rrugëtimit të përbashkët drejt integrimit europian. Kjo jep më shumë shtysë për bashkëpunime më të thella ekonomike e politike.
“Si partnerë ekonomikë, ne krijojmë kushte për vlera të reja në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.Dhe sfidave moderne iu përgjigjëm me aleancë të sinqertë në kuadër të aleancës së NATO-s dhe proceseve integruese evropiane. Është fakt i padiskutueshëm që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë aktorë që sot gjenerojnë stabilitet në rajon”.
Megithate puna nuk ka përfunduar thotë Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Ai inkurajon që në vitet në vijim pres pasurimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore ndërmjet popujve maqedonas dhe shqiptarë, përmirësimin e mëtejshëm të statusit të pakicës kombëtare maqedonase në përputhje me praktikat pozitive evropiane, tejkalimin e shkëmbimit tregtar aktual prej 300 milionë eurosh dhe vënien e ekonomive mes partnerët më të rëndësishëm tregtarë.
“Shpresoj që në vitet në vijim gjeneratat e ardhshme të fokusohen në zgjerimin e bizneseve, të fokusohen në art dhe kulturë dhe të lulëzojnë në shkëmbim të studentëve dhe turistëve. Ekziston një vullnet dhe potencial i sinqertë politik për këtë, si në Shkup ashtu edhe në Tiranë”, përfundon kështu fjalën e tij të mbajtur për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.
Mbrëmja vijoi me koncertin e pianistës së njohur znj. Popivoda e cila realizoi projektin unik muzikor “Nokturnet maqedonase” para trupit diplomatik, përfaqësuesve të pakicës kombëtare maqedonase, komunitetit të biznesit dhe figurave të shquara të jetës publike të Shqipërisë, i cili përmban dymbëdhjetë kompozime të shkruara për piano solo nga kompozitori maqedonas. Dimitrie Buzharovski, të cilat janë të bazuara në këngët popullore maqedonase. Tingujt unik etnik të ritmeve specifike të çrregullta karakteristike për traditën tonë muzikore popullore u pritën mjaft mirë nga mysafirët e pranishëm.
© 2023 Argumentum