Aleanca për Mbrojtjen e Qytetarëve ftoi sot në orën 16:30 qytetarët të jenë sot në protestë si reagim për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Protesta do të mbështetet edhe nga opozita.
Partia Demokratike do t’i bashkohet protestës së sotme të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në orën 16.30.
Pas mbledhjes së kryesisë në një komunikim me mediat kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve te marrin pjese në protestën kundër prishjes se teatrit për shkelje të kushtetutës dhe ligjit.
“Do të jemi në mbështetje totale të Aleancës ashtu siç e kanë kërkuar dhe thirrja ime ndaj çdo qytetari është ta konsiderojnë këtë një betejë kundër tiranisë, një betejë për rikthimin e demokracisë, për shporrjen e këtij hajduti ordiner dhe këtij krimineli dhe natyrisht nesër është fillimi dhe jo fundi i betejës”, tha kryedemokrati.
Kryetari i Partisë Demokratike ka ritheksuar angazhimin e marrë me shkrim përpara Aleancës për Teatrin për rindërtimin ne parametrat që ishte të Teatrit Kombëtar sapo të marrë drejtimin e qeverisë.
“Gjej rastin të përsëris edhe njëherë, atë angazhim zyrtar që opozita ka ndërmarrë me firmën time për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, siç ishte, natyrisht me modernizimin e nevojshëm të brendshëm. Ky është një zotim, të cilin unë, personalisht dhe koalicioni opozitar, nesër në qeverisjen e vendit, do ta bëjmë realitet. Sikundër, dua të përsëris vendosmërinë time për të çuar para drejtësisë dhe prapa hekurave të gjithë ata që u përfshinë në këtë krim makabër”, tha kreu i PD.
Përveç protestës, gjatë ditës së sotme siç bëri të ditur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha opozita nuk do të marrë pjesë as në tryezën e reformës zgjedhore