Sot bëhen 22 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes dhe të bekuarës së Vatikanit, Shën Nënë Tereza.
Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup.
Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.
Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë.
Këto janë shifrat e mesit të viteve të 80-ta, dhe deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

Imzot Xhorxho-Frendo: “Po përjetojmë një periudhë tensioni në Shqipëri. të gjithë ata që kanë përgjegjesi për rendin të dëgjojnë apelin e Nënë Terezes.
Në meshën me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Xhorxho-Frendo tërhoqi vëmendjen nga situata aktuale në Shqipëri dhe u bëri thirrje të dëgjojnë apelin e Nënë Terezës.
Imzot Xhorxho-Frendo: “Po përjetojmë një periudhë tensioni në Shqipëri. të gjithë ata që kanë përgjegjesi për rendin të dëgjojnë apelin e Nënë Terezes.
Të gjithë të angazhohemi për një Shqipëri më paqësore. Një mesazh tjetër që jep Nënë Tereza është që te jemi te ndjeshëm ndaj nevojave të shoqërisë.
Njeriu bëhet pjese e një familje më te madhe. Nuk duhet të mbetemi indiferent para situatave dhe personave që kanë nevojë për ndihmë.
Sot në një shoqëri që po bëhet anonime që po përjetohet globalizimi i i indiferencës, Nënë Tereza na tregon që në fytyrën e cdo mjeriu të shohim imazhin e Zotit”