Të nderuar lexues dhe ndjekës të medias gjeopolitike, Argumentum.al.
Më 15 shkurt 2019, u themelua media online ARGUMENTUM.al, e cila sot mbush 5 vjet që nga themelimi i saj. Një media që i dedikohet, ndër të tjera gjeopolitikës, e cila sjell më afër jush ngjarjet dhe zhvillimet gjepolitike globale.
Kjo media lindi nga dashuria e madhe për gazetarinë, dhe dëshirën për ti ofruar lexuesit një media profesionale dhe të profilizuar. Në një kohë që në tregun tonë mediatik ofrohet “Gjithçka ” dhe Asgjë ” në të njëjtën kohë, Ne zgjodhëm të ndjekim rrugën më të gjatë dhe më të vështirë, rrugën e një media Profesionale, të Paanshme dhe të Pavarur.
Kjo është arritur padiskutim falë të gjithë kontributit intelektual të të gjithë bashkëpunëtorëve të Argumentum.al që nga dita e parë e themelimit të saj e deri më sot, nga Gazetarë, Analistë, dhe Miq të vyer të Argumentum.al. Falënderim dhe Mirënjohje për secilin prej jush!
Njëkohësisht në Jubileun e pestë të ARGUMENTUM, falënderojmë të gjithë ato personazhe, dhe institucione kombëtare e ndërkombëtare që kanë zgjedhur median tonë, për të përcjellë zërin e tyre te lexuesi shqiptarë. Janë dhjetra intervista ekskluzive nga Ambasadorë, Diplomatë, Analistë, Publicistë, nga vend dhe rajoni si dhe nga njerëz të tjerë të shquar dhënë për Argumentum.al.
Një falënderim i përzemërt shkon për të gjithë Ju lexues dhe ndjekës të Argumentum.al, që keni qëndruar besnike dhe vijoni të besoni tek ne. Faleminderit!
Në 5 -vitet e para të ARGUMENTUM në tregun mediatik, në sajë të profesionalizmit dhe të paanshmërisë, ka arritur të bëhet media partnere e disa organizateve të rëndësishme europiane në Ballkan, konkretisht, për vitin 2022-2023, Argumentum ishte Partner Mediatik për Shqipërinë me “Fondin Evropian për Ballkanin”.
Megjithatë partneritetin më të rëndësishëm Argumentum.al e ka me ju lexues të dashur. Ju që dëshironi një media serioze dhe korrekte, një media informuese dhe analitike,
Të nderuar lexues të Argumentum.al.
Ju rikujtojmë se në “Argumentum”, si në variantin shqip (https://www.argumentum.al) ashtu edhe në anglisht (https://www.argumentum.al/englishHome/ gjeni Analiza, Opinione nga ekspertë dhe autorë të njohur, Intervista ekskluzive si dhe Këndvështrime të ngjarjeve që ndodhin në hapësirën tonë ndër-rajonale. Për të gjitha ngjarjet ndër-rajonale; ato mbajnë emrat e ekspertëve të shquar politikë, diplomatëve dhe publicistëve.
Gjithashtu, Argumentum.al nga prilli i vitit 2022 vjen në versionin e një reviste mujore politiko-diplomatike të cilën mund ta shfletoni online.( https://argumentum.al/revista/.
Duke u bërë kështu media e parë online që sjelle një revistë gjeopolitike. Ky publikim mujor ofron një kombinim të qartë të lajmeve lokale, rajonale dhe botërore, si dhe opinione dhe analiza mbi ngjarjet e muajit.
Ndërsa që nga Janari 2024, “Argumentum” vjen pranë jush tashmë edhe nëpërmjet kanalit të saj në YouTube @argumentumchannel
Në këtë kanal, Ju do të gjeni rubrikat ekskluzive nga ARGUMENTUM, si “Realpolitik”, “Jo Vetëm Lajm”, “Fokus”, “Retrospektive Diplomatike”, “Editorial”, etj.
Argumentum.al përpiqet të jetë një burim autoritar i gazetarisë me analiza dhe komente mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën botërore dhe një gamë të gjerë çështjesh me rëndësi globale duke sjellë materiale ekskluzive.
Kjo falë edhe kontributit të disa prej emrave të njohur të politikës dhe gazetarisë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tjerë vendas e të huaj.
Duke falënderuar secilin prej jush për vëmendjen dhe besimin ndaj medias tonë, ju premtojmë që do të vijojmë të sjellim për ju analizat objektive mbi zhvillimet kryesore në Vend, Rajon, Europë dhe në Botë.
Kjo Media është për JU!
Faleminderit!
Redaksia