Disa vende kanë mashtruar për një kohë të gjatë lidhur me çështjen e Xinjiang-ut, për të diskredituar përpjekjet e Kinës kundër terrorizmit e deradikalizimit në Xinjiang. Kështu u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian në një konferencë për shtypin të mbajtur të premten, kur iu kërkua të komentonte për deklaratën e përbashkët të bërë nga Kuba në emër të 64 vendeve në sesionin e 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Deklarata mbështet pozicionin e Kinës në çështjen e Xinjiang-ut dhe gjithashtu nxit palët përkatëse të ndalojnë përdorimin e çështjeve të tilla për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.
Zëdhënësi vuri në dukje se shumë vende mike në zhvillim mbajnë qëndrim objektiv dhe të paanshëm dhe kanë mbështetur së bashku në veprimtari shumëpalëshe qëndrimin dhe masat e qeverisë kineze lidhur me problemin e Xinjiang-ut. Në sesionin e 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Kuba mbajti një fjalim të përbashkët në emër të 64 vendeve, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të forcojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut nëpërmjet dialogut konstruktiv e bashkëpunimit. Deklarata kundërshton me vendosmëri politizimin e çështjeve të të drejtave të njeriut e standardet e dyfishta dhe thekson se Xinjiang-u është një pjesë të pandashme e Kinës. Në deklaratë nxiten palët përkatëse të respektojnë parimet e Kartës së OKB-së dhe të ndalojnë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës mbi Xinjiang-un, akuzat e paarsyeshme ndaj Kinës me qëllime politike dhe veprimet për të frenuar zhvillimin e vendeve në zhvillim duke përdorur problemin e të drejtave të njeriut.
Zëdhënësi Zhao Lijian tha më tej se çështjet lidhur me Xinjiang-un nuk janë çështje të të drejtave të njeriut, por të antiterrorizmit, antiekstremizmit dhe antiseparatizmit. Të ashtuquajturit “gjenocid”, “punë e detyruar” dhe “shtypje fetare” nuk kanë ekzistuar kurrë në Xinjiang. Këto pretendime janë nga injoranca e paragjykimet dhe kanë thjesht qëllime politike, duke rënë në kundërshtim me faktet.
Zëri i drejtë i një numri të madh të vendeve në zhvillim i shprehur në sesionin e 46-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, është në kontrast të plotë me disa vende që shtrembërojnë faktet dhe akuzojnë Kinën pa arsye. Kjo tregon plotësisht se gënjeshtra mbetet gënjeshtër dhe nuk mund t’i qëndrojë provës së fakteve. “Ne i nxisim këto vende të braktisin paragjykimet ideologjike dhe të ndalojnë politizimin e standardet e dyfishta mbi çështjen e të drejtave të njeriut dhe përdorimin e çështjes së Xinjiang-ut për të dëmtuar interesat e Kinës dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian. (CRI)