Ambasada kineze në Tiranë feston 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Në një pritje zyrtare ,ku të pranishem ishin Presidenti Ilir Meta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetari i Grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë Bashkim Fino , përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, gazetare por dhe shume personalitete te tjere ne vend,u organizua një ceremoni e veçante për këtë vit jubilar kaq të rëndesishem për popullin kinez.
Viti 2019 është një vit i veçantë për Kinën. Shtatë dekada më parë lindi Republika Popullore e Kinës në luftë për çlirim kombëtar dhe pavarësi. Shtatë dekada më tej, duke u përmbajtur rrugës së socializmit me karakteristika kineze, Kina është rritur nga një komb i varfëruar dhe i copëtuar nga lufta në ekonominë e dytë më të madhe në botë, në tregtarin më të madh të mallrave dhe një qendër udhëheqëse inovacioni.
Ambasadori Zhou Ding e nisi fjalimin e tij duke shprehur mbështetjen dhe ndihmen nga populli kinez për shqiptaret që u tronditen pak ditë më parë nga një tërmet i forte .
Të shtunën e kaluar, Shqipëria u godit nga tërmeti më i fortë ndër 30 viteve të fundit. Këtu, do të doja të shprehja solidaritet të plotë për të gjithë shqiptarët që kanë pësuar humbje dhe traumë gjatë lëkundjeve. Populli kinez dhe Ambasada Kineze do të qëndrojnë gjithmonë pranë jush dhe ne jemi të gatshëm për të dhënë ndihmën tonë.
Ne jemi krenar për arritjet tona dhe rrugën që kemi ndërmarrë për zhvillimin e vendit,vijon me tej ambasadori. Presidenti Xi ka thënë: “Sado larg që të shkojmë, nuk duhet të harrojmë asnjëherë prej nga kemi ardhur.”
Përgjatë dekadave të kaluara, Partia Komuniste e Kinës dhe Qeveria Kineze gjithmonë kanë pasur popullin e radhë të parë. Qëllimi ynë themelor për zhvillim nuk është gjë tjetër veçse përmbushja e pritshmërive të qytetarëve për një jetë më të mirë. Për të arritur këtë qëllim, ne vazhdimisht kemi çuar përpara reformën dhe hapjen, dhe sundimin e ligjit. Ne luftojmë korrupsionin në mënyrë të patundur dhe inkurajojmë inovacionin për të ndjekur zhvillim të gjelbër dhe të qëndrueshëm.
Gjatë dekadave të kaluara, Kina është angazhuar ndaj një politike të jashtme të pavarur të respektit të ndërsjelltë dhe bashkë-ekzistencës paqësore. Kina pësoi gjysmë-kolonizim për një shekull. Kështu që, ne çmojmë fort integritetin territorial dhe sovranitetin e fituar me vështirësitë. Ne jemi kundër çdo formë intervencionizmi dhe hegjemonie. Me frymën e gjithëpërfshirjes dhe me besimin tradicional në harmoni, Kina i konsideron gjithmonë shtetet e tjera si miq apo si miq potencialë, u shpreh ambasadori Zhou Ding.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta duke iu përgjigjur interesimit të mediave shqiptare dhe kineze në ceremoni vlerësoi shkëmbimet shqiptaro-kineze gjatë 70 viteve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.
Ai tha se ” Është kënaqësi e veçantë të marr pjesë në këtë festë të rëndësishme, që ka të bëjë jo vetëm me 70 vjetorin e Kinës, por dhe 70 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kinës . Mbi të gjitha jam i lumtur dhe krenar mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria ka luajtur në të kaluarën që Kina të ketë vendin që meriton në OKB. Jemi shumë të kënaqur për nivelin e marrëdhënieve aktuale midis dy vendeve tona,ashtu si mund të nënvizoj se për të paktën dy dekada marrëdhëniet midis dy vendeve dhe dy popujve kanë qenë të shkëlqyera dhe Kina ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin, modernizimin, industrializimin e Shqipërisë në atë periudhë. Jemi të lumtur që pas një periudhe stanjacioni, jo për faj të Kinës marrëdhëniet tona përsëri i janë rikthyer kësaj tradite mjaft pozitive të marrëdhënieve miqësore dhe mjaft të hapura e të dobishme për të dy vendet dhe popujt tanë. Jam i bindur se perspektiva e marrëdhënieve është në të gjitha fushat dhe jo vetëm në fushën e tregtisë, por dhe të investimeve në sektorë të ndryshëm.
Kujtojme se ky vit shënon gjithashtu 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Shqipërise. Ambasadori Zhou Ding u shpreh se dy shtetet tona kanë gëzuar një miqësi të thellë, prej së cilës kanë përfituar të dy popujt. Të nxituar nga bashkëpunimi në kuadër të BRI-së dhe “ Bashkëpunimit 17+1”, ne kemi thelluar besimin reciprok politik dhe kemi rritur shkëmbimet dhe bashkëpunime me dy drejtime në tregti, kulturë, arsim, turizëm dhe burime njerëzore. Jemi duke e kthyer potencialin e madh në rezultate të prekshme.
Fjalimi i SH.T.Z. Zhou Ding
Në pritjen zyrtare që shënon 70-vjetorin e Themelimit të
Republikës Popullore të Kinës
Shkëlqesia Juaj Z. President,
Shkëlqesia Juaj Z. Kryetar i Kuvendit,
Mysafirë të nderuar,
Zonja dhe Zotërinj,
Mirëmbrëma! Ju uroj përzemërsisht mirëseardhjen të gjithëve!
Është një kënaqësi e madhe të festojmë me ju 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës në Muzeun e njohur Historik Kombëtar të Shqipërisë. Në emër të Ambasadës Kineze në Shqipëri, dua t’Ju shpreh të gjithëve falenderime të përzemërta, për mbështetjet e vazhdueshme ndaj Kinës dhe miqësisë Kino-Shqiptare.
Të shtunën e kaluar, Shqipëria u godit nga tërmeti më i fortë ndër 30 viteve të fundit. Këtu, do të doja të shrehja solidaritet të plotë për të gjithë shqiptarët që kanë pësuar humbje dhe traumë gjatë lëkundjeve. Populli kinez dhe Ambasada Kineze do të qëndrojnë gjithmonë pranë jush dhe ne jemi të gatshëm për të dhënë ndihmën tonë.
Viti 2019 është një vit i veçantë për Kinën. Shtatë dekada më parë lindi Republika Popullore e Kinës në luftë për çlirim kombëtar dhe pavarësi. Shtatë dekada më tej, duke u përmbajtur rrugës së socializmit me karakteristika kineze, Kina është rritur nga një komb i varfëruar dhe i copëtuar nga lufta në ekonominë e dytë më të madhe në botë, në tregtarin më të madh të mallrave dhe një qendër udhëheqëse inovacioni.
Një shtet me GDP për frymë afërsisht 10 mijë dollarë amerikan dhe popullsia më e madhe në botë të shtresës së mesme me më shumë se 400 millionë është shfaqur.
Vitet e fundit, Kina ka kontibuar në më shumë së 30 përqind të rritjes globale, duke shërbyer si një spirancë dhe motor për ekonominë botërore.
Ne jemi krenar për arritjet tona dhe rrugën që kemi ndërmarrë për zhvillimin e vendit. Presidenti Xi ka thënë: “Sado larg që të shkojmë, nuk duhet të harrojmë asnjëherë prej nga kemi ardhur.”
Përgjatë dekadave të kaluara, Partia Komuniste e Kinës dhe Qeveria Kineze gjithmonë kanë pasur popullin e radhë të parë. Qëllimi ynë themelor për zhvillim nuk është gjë tjetër veçse përmbushja e pritshmërive të qytetarëve për një jetë më të mirë. Për të arritur këtë qëllim, ne vazhdimisht kemi çuar përpara reformën dhe hapjen, dhe sundimin e ligjit. Ne luftojmë korrupsionin në mënyrë të patundur dhe inkurajojmë inovacionin për të ndjekur zhvillim të gjelbër dhe të qëndrueshëm.
Sot, Kina ka ndërtuar rrjetin më të madh të sigurisë sociale në botë, duke mbuluar më shumë se 1 miliard njerëz me sistemin bazik të pensionit dhe sistemin e siguracionit shëndetësor.
Kemi reduktuar popullsinë në varfëri ekstreme nga 770 milionë në pak se 20 milionë. Popullsia që doli nga varfëria në Kinë përllogaritet 70% e atij të gjithë botës.
Sot, Kina ka ndërtuar rrjetin më të madh në botë të komunikacionit celular dhe sistemin më të madh hekurodhor të shpejtësisë së lartë. Çdo ditë, 1 miliard njerëz përdorin telefonat inteligjent (smartphone) për të kërkuar informacion, për arsimim, për të bërë blerje dhe për të menaxhuar financat e tyre. Çdo ditë, mbi 5 milionë njerëz udhëtojnë në hekurudha me shpejtësi 300 km/orë.
Gjatë dekadave të kaluara, Kina është angazhuar ndaj një politike të jashtme të pavarur të respektit të ndërsjelltë dhe bashkë-ekzistencës paqësore. Kina pësoi gjysmë-kolonizim për një shekull. Kështu që, ne çmojmë fort integritetin territorial dhe sovranitetin e fituar me vështirësitë. Ne jemi kundër çdo formë intervencionizmi dhe hegjemonie. Me frymën e gjithëpërfshirjes dhe me besimin tradicional në harmoni, Kina i konsideron gjithmonë shtetet e tjera si miq apo si miq potencialë.
Vizioni i Presidentit Xi Jinping për nxitjen e një tipi të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërtimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët për njerëzimin është shkruar në dokumentet e OKB, G20 dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke kontribuar propozimet kineze për paqe dhe progres të botës.
Gjatë dekadave të fundit, Kina është angazhuar në bashkëpunimin win-win, multilateralizmin dhe tregtinë e lirë. Ne i qëndrojmë se të gjithë shtetet duhet të mbështesin vendosmërisht sistemin ndërkombëtar me Kartën e OKB-së si thelbi i tij. Duke ndjekur parimin e konsultimit dhe bashkëpunimit për përfitime të përbashkëta, Iniciativa “Një Brez Një Rrugë” (BRI) ofron një platformë të rëndësishme për bashkëpunim ndërkombëtar dhe krijon hapësira të reja për rritje globale.
Që prej fillimit të BRI-së gjashtë vjet më parë, tregtia totale ndërmjet Kinës dhe partnerëve të BRI-së është rritur mbi në 6 trilionë USD dhe investimet direkte të Kinës në këto shtete kanë kaluar 80 miliard USD. Në 15 vitet e ardhshme, importi i mallrave dhe shërbimeve të Kinës priten të tejkalojnë 30 trilionë dhe 10 trilionë USD respektivisht, të cilat paraqesin mundësi shumë të mëdha për Shqipërinë, Europën dhe botën.
Kina dhe Europa janë duke u afruar. Çdo ditë, 600 fluturime udhëtojnë ndërmjet Kinës dhe Europës. Çdo vit, 6 milionë kinezë vizitojnë Europën. BE-ja është partneri më i madh i Kinës për tregti për 15 vite rresht dhe Kina është partner i dytë tregtar më i madh i BE-së. Më e rëndësishmja është se edhe Kina edhe BE janë mbështetës të fortë të multilateralizmit dhe të sistemit tregtar multilateral. Si një mik i veçantë i Shqipërise, Kina mbështët me vendosmëri anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe duartroket çdo progres të bërë.
Zonja dhe Zotërinj,
Ky vit shënon gjithashtu 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Shqipërise. Përgjatë viteve, dy shtetet tona kanë gëzuar një miqësi të thellë, prej së cilës kanë përfituar të dy popujt. Të nxituar nga bashkëpunimi në kuadër të BRI-së dhe “ Bashkëpunimit 17+1”, ne kemi thelluar besimin reciprok politik dhe kemi rritur shkëmbimet dhe bashkëpunime me dy drejtime në tregti, kulturë, arsim, turizëm dhe burime njerëzore. Jemi duke e kthyer potencialin e madh në rezultate të prekshme.
Këtë vit, Ambasada Kineze, së bashku me miqtë shqiptarë, ka organizuar dhe do të vazhdojë të organizojë një sërë eventesh në shënim të përvjetorit të veçantë të marrëdhënieve tona të shkëlqyera, dhe një prej eventeve do të jetë sponsorizimi i publikimit të pikturave të krijuara 52 vjet më parë të një artisti shqiptar. Në vitin 1967, një artist i ri, Z. Mumtaz Dhrami, u ftua në Pekin për të qenë pjesë e festimit të përvjetorit të 18 të themelimit të Kinës së Re. Gjatë qëndrimit të tij një mujor, ai krijoi 100 piktura që përshkruanin çfarë ai pa në Kinë. 52 vite kanë kaluar, Unë jam shumë i kënaqur ta kem atë këtu sot në këtë pritje. Megjithatë, jam i sigurt se përshkrimi i Kinës së Z. Dhrami duket pa diskutim ndryshe nga ajo Kinë në sytë e Znj. Marsela Musabelliu, e cila sapo ka përfunduar studimet e saj të doktoraturës në Universitetin Xiamen në Kinë. Ajo tashmë është ekperte e BRI-së dhe është po ashtu prezente me në këtë mbrëmje.
Në përfundim, dua t’ju falenderoj të gjithëve, miqve të mi nga të gjitha pozitat shoqërore të këtij shteti të shkëlqyer. Faleminderit për dedikimin afatgjatë ndaj miqësisë sonë. Pres me padurim të punoj me ju të gjithë për të krijuar një të ardhme akoma më të shndritshme për dy popujt dhe dy shtetet tona.
Tani, Jeni lutur të bashkoheni me mua për një dolli:
Për 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës,
Për miqësinë midis Kinës dhe Shqipërisë,
Gëzuar!
Të dashur miq, shpresoj të shijoni performancën muzikore në vazhdim nga artistë kinezë dhe shqiptarë, gjithashtu edhe ekspozitën e Arteve tradicionale Kineze hollin kryesor të muzeut. Faleminderit!