Me rastin e 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës, presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri homazhe te monumenti i “Ushtarit të panjohur”.
Kreu i shtetit tha se sot është një ditë reflektimi në mënyrë që Shqipëria të mos e humbë drejtimin për në Bashkimin Europian. Meta tha se ka ardhur koha për një angazhim tjetër, jo ta duam Shqipërinë si Evropa, por ta bëjmë si Europa.
“Është e rëndësishme që mbi të gjitha të punojmë për të cuar deri në fund amanetet e tyre për një Shqipëri demokratike, të lirë, për një Shqipëri që i jep fund largimit dhe shpopullimit nga ky vend
Sot është një ditë reflektimi për të bërë shumë më tepër se deri tani që Shqipëria mos ta humbasë drejtimin evropian. Jemi në prag të lëvizjes së dhjetorit e cila solli një faqe të re në historinë e Shqipërisë
Pas 30 vitesh ka ardhur koha për një angazhim tjetër, jo thjesht ta duam, por ta bëjmë Shqipërinë si Evropa. Unë besoj se të gjithë bashkë do t’ia dalim për të rikthyer shpresën”, theksoi kreu i shtetit.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fvideos%2F649289669099839%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>