Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e pandemisë së Covid-19 në vend. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 782 raste të reja, kurse 13 qytetarë kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin total të viktimave në 852, që nga fillimi i pandemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10282
Durrës 1320
Elbasan 794
Fier 1455
Korçë 982
Vlorë 953
Shkodër 844
Lezhë 742
Berat 649
Kukës 397
Dibër 213
Gjirokastër 534
Aktualisht bëhet e ditur se në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu listës së të shëruarve në 24 orë i janë shtuar edhe 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484.
Qarku më i prekur nga pandemia Covid-19 vijon të mbetet Tirana, ku shifrat e të infektuarve dhe i viktimave mbeten të larta.
Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregojnë kujdes, të zbatojnë masat anti-covid dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime masive.