Urim i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, M.Afanasiev, për gratë e Shqipërisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas
Të dashura gra të Shqipërisë!
Dita Ndërkombëtare e Gruas është një festë me një histori të pasur dhe plot ngjarje. Është domethënëse jo vetëm për ne, rusët, por edhe për të gjithë ata, për të cilët idealet e drejtësisë dhe barazisë, përfshirë gjininë, janë një nga bazat e qytetarisë moderne. Rusia i kushton shumë rëndësi faktorit grua në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke luftuar vazhdimisht për barazinë e grave në të gjitha vendet e botës pa përjashtim.
Kontributi juaj në zhvillimin e vendlindjes është i paçmuar. Ju siguroni bukën, formoni potencialin shkencor dhe kulturor të vendit, ndonjëherë punoni në degë prodhimi të vështira, merrni pjesë aktive në jetën politike dhe shoqërore të Shqipërisë, punën e organeve të saj shtetërore dhe institucioneve të zgjedhura. Mjeket heroina po japin një kontribut të madh në luftën e pamëshirshme kundër COVID-19 duke shpëtuar mijëra jetë nga virusi i rrezikshëm. Ju ruani vatrën familjare dhe edukoni fëmijët tuaj duke u bërë për ta një shembull i moralit, pastërtisë shpirtërore dhe punës së palodhur.
Shpreh nderim të thellë për gratë që morën pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Heroizmi juaj i pashembullt në emër të shpëtimit të njerëzimit nga murtaja naziste do të jetojë shekuj me radhë në zemrat e brezave të ardhshëm!
Të dashura gra, le t’Ju sjellë kjo ditë e ndritshme pranverore lumturi, gëzim, mirësi, buzëqeshje, kujdes për familjarët e njerëzit tuaj të afërt! Ju uroj sinqerisht shëndet të mirë, dashuri, emocione të gjalla, mirëqenie familjare dhe ngrohtësi shpirtërore!
Gëzuar festën e Pranverës, zonja të dashura!
M.Afanasiev
© Argumentum