Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith u shpreh sot se, zgjedhjet e 14 majit duhet të jenë të lira, transparente dhe të ndershme, sepse kjo ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë.
Duke marrë fjalën në konferencën me temë “Mbrojtja e Integritetit zgjedhor në Shqipëri”, King-Smith deklaroi se, është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve.
“Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij të numërohet, ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet. procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe pa ndërhyrje. Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës”, tha ai.
Sipas tij, “institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve”.
“Çdo kandidat që kërkon post publik duhet të jetë i papërfshirë në aktivitete korruptive. Të gjitha partitë politike duhet të vetojnë kandidatët e tyre. Është e papranueshme që partitë politike të marrin mbështetje financiare nga burime të panjohura, veçanërisht nga organizata kriminale ose biznese të korruptuara”, tha ai.
Ambasadori King-Smith u shpreh se, është shumë e rëndësishme të garantohet që demokracia nuk dëmtohet nga interesa të tjera.