Kjo do të jetë hera e parë që Frontex do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së
Më 21 maj 2019, Frontex, Agjencia Evropiane e Rojave Kufitare dhe Bregdetare, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, do të nisë operacionin e saj të parë të përbashkët në Shqipëri duke shënuar një fazë të re për bashkëpunimin kufitar midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo do të jetë hera e parë që Frontex do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së.
Negociatat për Marrëveshjen e Statusit midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë u mbyllën në tetor 2018, duke u bërë marrëveshja e parë e këtij lloji nga BE-ja me një vend fqinj jo të BE-së.
Marrëveshja i mundëson Frontex-it, Agjencisë Evropiane të Rojave Kufitare dhe Bregdetare, të kryejë operacione të përbashkëta dhe të vendosë ekipe në kufijtë e përbashkët të Shqipërisë dhe BE-së.
Në marrëveshje me autoritetet shqiptare, do të nisin operacione për të ndihmuar për trajtimin e migracionit të parregullt dhe krimit ndërkufitar. Operacioni i përbashkët do të fillojë më 22 maj në kufirin shqiptaro-grek.
Ceremonia zyrtare, e ndjekur nga një konferencë për shtyp, do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë (Shqipëri), të martën, më 21 maj, në prani të Komisionerit Dimitris Avramopoulos, Drejtorit Ekzekutiv të Frontex-it Fabrice Leggeri, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Sandër Lleshaj.
Programi zyrtar është si më poshtë:
9.30 – 10.00 Regjistrimi
10.30 – 11.00 Fjalimet zyrtare
11.10 – 11.00 Parada e trupave
11.45 – 12.30 Konferencë për shtyp.