Eksportuesit shqiptarë kanë kërkuar ndihmën e institucioneve financiare ndërkombëtare për të lehtësuar dëmin e shkaktuar nga zhvlerësimi i euros në këtë vend të Ballkanit Perëndimor.
Shoqatat e eksportuesve kërkojnë ekspertizën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe Bankës së Shqipërisë.
“Ne konsiderojmë se do të ishte shumë e vlefshme bashkimi i forcave me ekspertët tuaj për promovimin dhe lehtësimin e politikave të eksportit, të cilat përfshijnë politikat fiskale dhe monetare, por edhe rëndësinë e uljes së kostove dhe barrës fiskale”, thuhet në letër.
Sipas eksportuesve këto luhatje të euros do të ndihen edhe më shume në vitet të vijim.
“Konsiderojmë se do të ishte shumë e vlefshme për të bashkuar forcat me ekspertët tuaj, për nxitjen dhe lehtësimin e politikave të eksportit, ku përfshihen politikat fiskale, ato monetare, por edhe rëndësia e reduktimit te kostove dhe te ngarkesave fiskale”, thuhet në leytrën e eksportuesve shqiptarë.
Eksportuesit vlerësojnë se forcimi i monedhës kombëtare nuk vjen vetëm si pasojë e ndikimeve formale në ekonomi. Prandaj kërkojnë ndërhyrje.
“Luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se janë ndikuar nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pronat e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse”, thuhet në letër.
Euro së fundmi ka pësuar një sërë luhatjesh. Ai u këmbye me 104.70 lekë të enjten sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë në pikat e këmbimit valutor është blerë me 103.8 lekë.
Banka e Shqipërisë tha të mërkurën se nëse euro vijon të bjerë, do të ndërhyjë në treg duke tërhequr më shumë euro se zakonisht.
Klikoni për letren e plotë ketu
/Argumentum.al