Papa Françesku ka paralajmëruar që do ta vizitojë Kosovën. Këtë ai e ka bërë të ditur së fundmi për një media spanjolle.
Ndër të tjera, ai ka thënë se nuk do të shkoj në asnjë vend të madh të Evropës derisa të mbarojë me të vegjlit.
E tani, listës së vendeve “të vogla”, mund t’i shtohet edhe Kosova, hipotezë e lindur më 22 qershorin e kaluar në Vatikan, pas audiencës me kryeministrin Albin Kurti, i cili e ftoi Papën në Prishtinë. “Jemi duke punuar për Kosovën, por ende nuk është e përcaktuar përfundimisht”, pohon Françesku. Ndërsa pyetjes së pashmangshme për udhëtimin në Argjentinë, ai i përgjigjet: “Mund të konfirmoj se është në plan, të shohim nëse do të realizohet, pasi të përfundojë viti zgjedhor”.
/Argumentum.al