Zëvendës Presidenti i Komisionit Europian për Promovimin e Modelit Evropian të Jetesës, Margaritis Schinas i ka dërguar komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi lidhur me arrestimin e Fredi Belerit.
Shqipëria duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën. Kështu shkruan zyrtari grek Margaritis Schoinas në një letër drejtuar komisionerit për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi.
Ndër të tjera, në letër thuhet se arrestimi i Belerit një ditë para votimeve, interpretohet si intimidues për votuesit dhe se mbajtja e tij në burg është cënim i së drejtës për një proces të rregullt ligjor.
“Është e qartë se Bashkimi Evropian nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj situate, efektet e së cilës janë shumë më të gjera se rasti individual i Fredi Belerit. Siç nënvizohet nga Parlamenti Evropian në rezolutën e tij të miratuar së fundmi për raportin e vitit 2022 për Shqipërinë, “kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, pezullimin me pronat e anëtarëve të pakicës etnike greke në zonën komunale dhe kategoritë të cenimeve ndaj shtetit”. Ndaj nuk mjafton thjesht ndjekja e zhvillimeve”, thekson ai.
Schoinas thekson se përderisa çështja lidhet me rezolutën e BE të 2022 për Shqipërinë, në lidhje me pronat e minoritarëve etnikë grekë, nuk është e mjaftueshme vetëm të ndiqen zhvillimet, por se duhen marrë masa aktive.
“Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE. Respekti absolut për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës është një parakusht dhe një moment historik për vlerësimin e progresit të vendit. Është në interesin e Shqipërisë dhe të Bashkimit Evropian që këto vlera themelore të mbështeten dhe promovohen sistematikisht në praktikë. Një pengesë e tillë serioze duhet të trajtohet si prioritet dhe kërkon një përgjigje të menjëhershme”, ka shkruar Schinas.
Schoinas thekson se trajtimi i Belerit nga autoritetet shqiptare përbën shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe pengesë të një përfaqësuesi të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili është anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë. Letra që mban datën 19 korrik është publikuar edhe në mediat greke.
Që prej 12 majit, Fredi Beleri ndodhet në paraburgim për shkak se akuzohet për blerje të votave në Himarë, aty ku kandidoi dhe fitoi në zgjedhjet e 14 majit, por ende nuk e ka ushtuar funksionin e tij për shkak të përballjes me drejtësinë.
/Argumentum.al