Studentët nga të gjitha universitetet e Shqipërisë do t’i rikthehen protestave kombëtare të mërkurën, më 22 maj.
Sot në Korçë është organizuar një mbledhje, ku prej 6 orësh përfaqësuesit e universiteteve të gjithë Shqipërisë diskutuan lidhur pakënaqësitë e studentëve me “Paktin për Universitetin” dhe kërkesave të papërmbushura.
Pas mbledhjes mësohet që studentët të kenë dalë me një vendim zyrtar, asaj të një proteste studentore kombëtare me një vendim të unifikuar nga të gjithë studentët që duan të jenë pjesë e saj.
Mësohet se mënyra e protestës do të jetë e ndryshme për çdo student, disa do të jenë të pranishëm në protestën e Tiranës ndërsa pjesa tjetër do të protestoje në forma të ndryshme në qytetet përkatëse. Për qytetin e Korçës, mënyra se si do të organizojnë protestën do të vendoset nga vetë studentët në një vendim tjetër.
Studentët e Korçës do të protestojnë për mosplotësimin e pikave të paktit “Për universitetin” dhe kërkesa për hartimin e programeve për punësimin e të rinjve, tha Ismeralda Sejdolli, kryetarja e Këshillit Studentor.
Deklaratat zyrtare të përfaqësuesve të studenteve
Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua.
Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë
Portali i transparencës të bëhet funksional
Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %
Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, pra të njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar
Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj
Stazhet të paguhen të plota
Rankimi i programeve të studimit
Përmirësimi i kurrikulave mësimore
Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi
Afrimi i provimit të licencës (1 muaj mbas stazhit)