Ndërtimi i një termocentrali bërthamor në territorin shqiptar është diskutuar në takimin jozyrtar mes kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni dhe kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama të martën. Kështu kanë shkruar disa nga gazetat kryesore italiane, të cilat kanë zbuluar temat kryesore që kanë dominuar bisedën mes dy kryeministrave.
Meloni mbërriti në Shqipëri për një vizitë private të hënën dhe u akomodua në vilën qeveritare në Dhërmi. Ajo dhe familja e saj kanë udhëtuar me një traget nga Brindisi-Vlore
Gazetat më të mëdha italiane kanë zbuluar se mundësia e ndërtimit të një termocentrali bërthamor në territorin shqiptar ishte një nga çështjet e diskutuara në takimin informal mes kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, dhe homologut të saj shqiptar, Edi Rama.
“Corriere della Sera” zbuloi detaje nga vizita private e zonjës Meloni në Shqipëri, duke u ndalur pikërisht te çështjet e termocentralit bërthamor dhe gazsjellësit nënujor si dy nga temat që dominuan takimin. “Në menynë e vizitës “rreptësisht private” ka edhe disa shkëmbime informale për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve mike: nga çështja e gazsjellësit nënujor të Adriatikut deri te hipoteza e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar.
Në të njëjtën gjatësi vale ishte edhe gazeta “La Republica”, e cila pasi u ndal te debatet që u shkaktuan mes dy vendeve pas një publikimi provokues të Edi Ramës dhe mosmarrëveshjeve për të ashtuquajturin turizëm low-cost, u fokusua tek mundësia e ndërtimin e termocentralit bërthamor në Shqipëri.
/Argumentum.al