“Duhet t’i bëjmë të qartë kujtdo që Kushtetutën nuk mund ta shkelë, askush, asnjë ambasador, diplomat, asnjë”.
Kështu ka deklaruar prerë Presidenti i vendit, Ilir Meta, duke e quajtur alarmant faktin që vendi sot është pa Gjykatë Kushtetuese dhe ka leshuar kritika te forta ne drejtim te zbatimit te Reformes ne Drejtesi.
Meta deklaroi se kemi një krizë serioze në vend që nuk mund t’i shmangemi, jemi vend i NATO dhe kemi detyrim të garantojnë stabilitet e siguri të brendshme por edhe si vend që do të celë negociatat me BE.
Kreu i shtetit deklaroi gjatë fjalës së tij se në 2008 mos harrojmë për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrificë, ia hoqëm, kontrollin, balancën e llogaridhënien, e kaluam nga një sistem parlament në një sistem të mbyllur partiak, kjo është pse sot kemi situatë, që Kuvendi nuk është thjesht funksional se dy partitë e opozitës të mënyrë të papranueshme lanë mandatet, por ka qenë jofunksional edhe kur kanë qenë ata, që të jemi të qartë edhe fare të hapur.
“Është folur për sukses të reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur çështjes publikisht, për suksesin e reformës në drejtësi, bëhen 3 vite nga miratimi i saj. Dhe nuk them a është sukses a dështim, por nëse do ishte një sukses Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk jam i qetë pa e nxjerrë këtë merak me ju, dy herë janë hedhur shortet e KLD në 2016 dhe 2017, që është institucioni kryesor. Kam bërë përpjekje të mëdha që gjithcka të bëhet sipas Kushtetutës. Herën e dytë si President, një papërgjegjshmëri totale dhe nga ndërkombëtarët. Kam folur hapur, më takon të hedh shortin, por e dimë se cfarë ka ndodhur dhe hajde të ftojmë institucionet jashtë kamerave për të unifikuar qëndrimin e përbashkët, që të mos kemi debate dhe kontestime. Dhe EURALIUS i con përgjigje Presidentit se nuk vijmë dot në takim se jemi mision teknik, që do të thotë se ke marrë porosi politike. Je mision dhe të fton Presidenti për Kushtetutën e një vendi, po ky Eurlaius si e jep një vërtetim një kryetari të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Kjo nuk është drejtësi europiane. Historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjojini, reforma do të jetë e suksesshme kur në vend të ketë më shumë investime gjermane, britanike, amerikane, nga vendet më të zhvilluara bizneset e të cilave kanë si kriter kryesor sistemin e drejtësisë dhe të gjykatave“, deklaroi Meta.