Donald Trump u dorëzua në shtetin e Xhorxhias nën akuzën e përmbysjes së rezultatit zgjedhor të 2020-s, duke shënuar arrestimin e parë të një ish-presidenti amerikan.
Ish-presidentit iu desh të paguante një garanci prej 200 mijë dollarësh për t’u liruar nga burgu i Atlantës, teksa pret gjyqin.
Ishte arrestimi i tij i katërt në 5 muaj për një çështje penale, por ishte hera e parë që ai pozoi për foton sinjalistike për policinë.
Më pas, Trump e cilësoi çështjen një ‘parodi të drejtësisë’.
“Ajo që ka ndodhur këtu është një parodi e drejtësisë. Ne nuk kemi bërë asgjë. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje dhe të gjithë e dinë këtë. Unë nuk kam pasur kurrë një mbështetje të tillë. Kjo që po bëhet është një ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka pasur kurrë më parë diçka të tillë në vendin tonë. Kjo është fushata e kundërshtarëve”, tha Trump.
Më vonë Trump postoi një mesazh në ish-platformën Tëitter, për herë të parë që prej janarit 2021. Ai publikoi adresën e faqes së tij të internetit dhe foton sinjalistike të shoqëruar me diciturën: “Ndërhyrje në zgjedhje. Mos u dorëzoni!”.