Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i mbledhur ditën e djeshme, ka miratuar listën e re të Këshillit Kombëtar.
Sipas njoftimit te PD-së, në listën e anëtarëve të Këshillit do të jenë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dy anëtarë kryesie në detyrë, 30 deputetë dhe 68 anëtarë të kolegjit të kryetarëve në detyrë.
Ditën e shtunë, Lulzim Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD-së. Në mbledhje u miratuan të gjitha ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, ku ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike do të jetë Lulzim Basha, njëherazi edhe kreu i grupit parlamentar.