Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se forcat armene sulmuan pozicionet e Azerbajxhanit në kufi me mjete ajrore pa pilot kamikaze (UAV).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se trupat e ushtrisë armene në drejtim të rajonit Zod të provincës Basargecher me UAV-të kamikaze kanë sulmuar pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të Kelbajar-it.
“Në sulm u plagosën 2 ushtarë ndërsa ushtria e Azerbajxhanit u kundërpërgjigj në drejtimin e specifikuar”, thuhet në deklaratë.
Heshtja e Armenisë mbi faktet e pushtimit ushtarak të rajonit të Karabakut të Azerbajxhanit nga forcat e armatosura të Armenisë për gati 30 vjet, shkeljen e të drejtave themelore të deri në një milion azerbajxhanasve, gjenocidin dhe vrasjet masive kundër Azerbajxhanasve tregon se ky vend nuk mësoni nga historia”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit teksa komentonte deklaratën e Nikol Pashinyan, Kryeministrit të Armenisë, duke pasqyruar pretendimet kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Azerbajxhanit të datës 2 shtator.
“Këto dhe fakte të tjera, pozicioni i pabazuar dhe shkatërrues i Armenisë dhe vendimet e organizatave ndërkombëtare kanë dëshmuar vazhdimisht politikën agresive të Armenisë për shumë vite. Ndërsa Azerbajxhani ka treguar durim strategjik për të zgjidhur konfliktin përmes negociatave për dekada, Armenia ka kundërshtuar gjithmonë vullnetin e mirë të Azerbajxhanit për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore”, shtoi ministria.
Nagorno-Karabakh, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, ka qenë një burim konflikti midis dy fqinjëve të Kaukazit që nga vitet që çuan në rënien e Bashkimit Sovjetik në 1991.
Jerevani dhe Baku kanë luftuar dy luftëra për kontrollin mbi rajonin, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kryesisht i populluar nga armenë etnikë.
Të dyja palët nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një zgjidhje të qëndrueshme paqeje, pavarësisht përpjekjeve të ndërmjetësimit nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
/Argumentum.al