Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili mblodhi sot Kuvendin Kombëtar, mori mbështetjen e disa prej personalitete të së djathtës ndërkombëtare, përfshirë eurodeputet dhe senatorë republikanë.
CDU përshëndet Kuvendin e PD-së
Deputeti i partisë simotër të PD-së CDU, në Gjermani, Gunther Krichbaum përshendeti sot Kuvendin Kombëtar të mabjtur nga PD e drejtuar nga Luzim Basha.
Krichbaum deklaroi se PD përballet me tendenca përçarëse por forca krijohet me vendosmëri.
Ai siguroi PD për mbështetjen e CDU.
“Shqipëria ka mjaft parti që nuk i shërbejnë vendit por interesave personale të disa apo një individi, PD ne sherbim të qytetareve. Shqipëria ka nevojë për një parti të fuqishme që vepron sipas vlerave europiane, lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë”, tha ai.
Sipas ti Kuvend Kombëtar është jashtëzakonisht i rëndësishëm për bashkëpunimin e ardhshëm me CDU në Gjermani.
“Kuvend Kombëtar duhet të japë mesazhin që PD modernizohet në programin e saj si një forcë europiane, Kuvend Kombëtar duhet të japë mesazhin që PD hapet dhe bëhet tërheqëse për forca të tjera në shoqërinë shqiptare”, nënvizoi ai.
Krichbaum vlerësoi edhe punën e organve të drejtësisë në vendin tonë.
“SPAK është kthyer tashmë në një histori të vërtetë suksesi”, u shpreh ai
Duke folur për procesine integrimit Krichbaum theksoi se nga 15 kushtet që u vendosën në mars 2020 për hapjen e negociatave, janë plotësuar vetëm katër.
Partia Republikane e SHBA përshëndet Bashën
Partia Republikane e SHBA i përcolli mesazh urimi kreut të PD-së, Lulzim Basha për rikonfirmimin si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ndërsa i kërkoi të ofrojë lidershipin e duhur për të sjellë mirëqenie dhe siguri për Shqipërinë
“Përshëndetje nga Washingtoni, nga koleget dhe miqte tuaj në Komitetin Kombëtar Republikan. Pas takimit të përzemërt me kryetaren e Komitetit Kombëtar Republikan Ronna McDaniel, në dhjetor gjatë Samitit vjetor të Unionit Ndërkomëtar Demokrat (IDU). Në emrin tim dhe të kolegëve në Komitetin Kombëtar Republikan në Shtetet e Bashkuara, ju përcjell urimet e përzemërta për rikonfirmimin tuaj si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ju urojmë më të mirën teksa përgatiteni për të ofruar lidershipin e duhur për të sjellë mirëqenie dhe siguri për Republikën e Shqipërise dhe popullin e saj”, u shpreh Kristofer Fasner, përfaqësues i Komitetit Kombëtar Republikan në Unionin Ndërkombëtar Demokrat në mesazhin e tij.
Presidenti i IRI, TUINING: Shqipëria përballet sot me çështje që kërcënojnë demokracinë dhe integrimin Europian
Presidenti i Institutit Republikan Amerikan (IRI), Daniel Tuining përshendeti kreun e PD-së, Basha.
“Po ju shkruaj t’ju uroj për rizgjedhjen tuaj Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. INSTITUTI REPUBLIKAN AMERIKAN (IRI) eshte i gatshem tju ndihmoje ne punen tuaj per te organizuar partine dhe për ti dhene zgjidhje problemeve të shqiptareve. IRI ka një histori të gjatë pune me partitë politike në Shqipëri, dhe do te vazhdoje te ndihmoje për forcimin e demokracisë tuaj në mënyrë që partitë politike dhe qeverisja të lidhen më shumë me qytetarët të cilëve ju shërbejnë. Shqipëria përballet sot me çështje që kërcënojnë demokracinë dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke përfshirë këtu korrupsionin, migracionin gjithnjë e në rritje të rinisë shqiptare, pasigurinë ekonomike, dhe influencën e aktorëve të huaj malinj. Demokracitë e suksesshme kërkojnë parti politike përfaqësuese dhe të mirë-organizuara, të cilat e fillojnë lidhjen me qytetarët që në bazë duke reflektuar kështu aspiratat e tyre për të ardhmen e vendit. Detyra qe keni ju dhe udheheqesit e tjere ne Shqipëri eshte sot kritike per te adresuar sfidat me te cilat po perballeni. IRI është i gatshëm t’u ndihmojë në këtë përpjekje dhe është momentalisht duke punuar me partitë politike në nivel lokal për të forcuar lidhjen e tyre me bazën dhe zhvillimin programor. Ne e mirëpresim pjesëmarrjen e Partisë Demokratike dhe presim me padurim të vazhdojmë tju ndihmojmë në rrugën e refomave demokratike”, citohet mesazhi.
Forza Italia përshëndet Kuvendin e Partisë Demokratike: Ju inkurajojmë në procesin e ndryshimit
Senatori Claudio Lotito i “Forza Italia” në Senatin Italian ka mbështetur Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga Lulzim Basha pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike.
“Në këtë ditë historike për ju, ju përcjellim urimet tona për një punë të mbarë dhe t’ju inkurajojmë në procesin e rëndësishëm të ndryshimit dhe mbi të gjitha të modernizimit që po i jepni jetë, i konsideruar nga të gjithë ne si themelor për çdo forcë politike që aspiron të përfaqësojë me krenari vlerat që na bashkojnë në familjen tonë të madhe të demokracisë dhe lirisë në Evropë. Forza Italia do të jetë përkrah Partisë Demokratike të Shqipërisë, jo vetëm brenda Partisë Popullore Evropiane, por edhe në promovimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të miqësisë historike që lidh dy vendet tona dhe në procesin themel”, thuhet në reagim.
Lordi David Richards përshëndet kuvendin dhe uron rigjedhjen e Bashes ne krye te PD
Gjenerali Richards, njëherësh edhe anëtar i Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik ka përshëndetur Kuvendin e PD dhe rizgjedhjen e Bashës kryetar me anë të një mesazhi.
“Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria janë aleatë të përkushtuar në NATO dhe bashkëpunojnë ngushtë edhe në Këshillin e Sigurimit për të promovuar paqe dhe sigurinë në botë. Prandaj ne i mbeshtesim te gjitha perpjekjet tuaja per te forcuar me tej demokracine dhe sundimin e ligjit ne vendin tuaj. Të nderuar delegatë të Kuvendit Kombëtar, unë e njoh mirë dhe e vlerësoj shumë Lulzim Bashën. Si një mendimtar inovativ dhe strategjik, unë e di që ai është i vendosur të promovojë dhe të mbrojë interesat e gjithëshqiptarëve për tju mundësuar atyre ta mbajnë kokën lart nëbotën tonë gjithmonë e më konkurruese. Nën udhëheqjen frymëzuese të Bashës, jam i sigurt se Shqipëria do bëhet një vend i begatë, i drejtë dhe respektuar. Suksese Lulzim! Suksese te gjithe delegateve te Kuvendit”, u shpreh ai në mesazhin drejtuar Kuvendit.
Senatori italian Claudio Lotito: Do të jemi përkrah PD në rrugën e modernizimit të saj
Senatori italian i Forza Italia, Claudio Lotito përshëndeti sot Kuvendin e PD-së. Ai siguroi se do të ishte përkrah PD-së në rrugën e modernizimit të saj.
“Ndryshimi juaj është themelor për çdo forcë politike që aspiron të përfaqësojë vlerat europiane. Përmes bashkëpunimit, zgjerojmë miqësisë historike që na lidh”, u shpreh ai.