Sesioni i ri parlamentar sot duke hapur punimet e sesionit të pestë të legjislaturës së 10-të.
Sipas traditës, do të jetë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila do të çelë seancën me një fjalë përshëndetëse.
Ndërsa në pikën e dytë e të punimeve pritet të jetë miratimi i procesverbalit të seancës së fundit plenare të sesionit të shkuar, më konkretisht të asaj të datës 20 korrik 2023 ku pati debate veçanërisht për projektligjin që ofron politika mbështetëse për studentët e mjekësisë që pranojnë të shërbejnë në vendin tonë pasi përfundojnë studimet e tyre në fushën e shëndetësisë. Po ashtu, debate pati edhe për dy ligje të tjera, atij që i hapi rrugën kanabisit mjekësor dhe ligjit të ri për Akademinë e Shkencave.
Gjatë këtij sesionit parlamentar pritet të ketë diskutime të rëndësishme mbi disa ndryshime ligjore të propozuara nga opozita dhe mazhoranca për ish-bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit që pritet të sjellë ndalimin e tyre në politikëbërje. Po ashtu, pritet të emërohet dhe Avokati i Popullit, procesi i mbartur nga sesioni i shkuar.