Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov tha se “Fatkeqësisht mesazhi im bazë është që Armenia ende nuk ka treguar qëllim të mirë dhe nuk ka marrë qëndrim konstruktiv”, raporton Anadolu.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, Bayramov u takua në kryeqytetin Zagreb me ministrin e Jashtëm dhe çështjeve të Evropës të Kroacisë, Gordan Gërliq-Radman.
Pas takimit ministrat bënë deklarata për gazetarët.
Radman shprehu angazhimin e tyre për integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës. “Kam tërhequr vëmendjen se Bashkimi Evropian (BE) ka treguar përpjekje në nivelin më të lartë për të kontribuar në normalizimin e marrëdhënieve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Ne gjithmonë kemi mbështetur fuqishëm rrugën paqësore për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy vendeve”, tha ai.
Duke falënderuar Kroacinë për kontributin në përmirësimin e situatës mes tyre dhe Armenisë, Bayramov tha: “Fatkeqësisht mesazhi im bazë është se Armenia ende nuk ka treguar qëllim të mirë dhe nuk ka marrë qëndrim konstruktiv. Në vend të kësaj pala armene po luan lojën e vonesës dhe konfuzionit”.
Sipas tij, pala armene shpesh herë kryen provokime ndaj territorit të Karabakut. Bayramov tha se të drejtat dhe liritë e qytetarëve me origjinë armene që jetojnë në Azerbajxhan janë të garantuara më kushtetutë dhe mekanizmat ndërkombëtarë.
Bayramov theksoi se zbatimi i këtyre hapave në bazë të respektimit të ligjit ndërkombëtar do të sigurojë paqe dhe stabilitet në Kaukazin e Jugut.