Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka planifikuar të bashkohet me samitin e G20, këtë fundjave përmes lidhjes me video call, njoftoi sot Kremlini.
Putin nuk do të udhëtojë në Nju Delhi për takimin e G20, grupit të vendeve të mëdha të industrializuara, pasi ai dëshiron të qëndrojë në Moskë dhe të përqendrohet në luftën kundër Ukrainës.
“Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pritet të trajtojë çështjet kryesore që lidhen me samitin”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Në gusht, Putin mori pjesë në samitin e BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë të Jugut), në Johannesburg, përmes lidhjes me video call.
Ai nuk mori pjesë personalisht për shkak të frikës së arrestimit në Afrikën e Jugut.
Një urdhër-arresti është lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krimet e dyshuara të luftës pas pushtimit të Ukrainës nga Putin.
Vëmendja e tij ka të ngjarë të fokusohet në zgjedhjet rajonale në Rusi këtë të dielë.
Zgjedhjet do të zhvillohen edhe në territoret e pushtuara në Ukrainë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
As Ukraina dhe as shumica e bashkësisë ndërkombëtare nuk i njohin zgjedhjet në zonat e pushtuara.