Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot 11 Shtatorin në 22-vjetorin e ngjarjes tragjike në SHBA.
“Kurrë mos harro”, shkroi Rama në rrjetet sociale duke postuar foton e memoralit “Ground zero” në Nju-Jork, në nderim të më shumë se 3 mijë viktimave.
Mëngjesin e 11 shtatorit të vitit 2001, 19 terroristë Islamikë të Al Qaeda-s, morën peng 4 avionë pasagjerësh të nisur nga Bostoni, Nju-Jorku dhe Uashingtoni dhe i përdorën ato si raketa gjigante për të sulmuar godina simbolike në SHBA.
2 kullat ikonë të Nju-Jorkut u rrëzuan, Pentagoni u dëmtua rëndë. Rreth 3,000 persona humbën jetën gjatë sulmeve në Nju-Jork, Pentagon dhe në Pensilvani.