Pesë ministra të rinj të kabinetit qeveritar u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Një ditë më parë Kuvendi miratoi emërimin e ministrave të rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama, pasi më herët emrat e tyre u dekretuan nga Presidenti.
Ditën e sotme u betua Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ogerta Manastirliu u betua si ministre e Arsimit dhe Sportit.
Igli Hasani u betua si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.
Anila Denaj u betua si ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Arbjan Mazniku u betua si ministër Shteti për Pushtetin Vendor.
/Argumentum.al