Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka mbërritur në Kinë për vizitën e tij zyrtare me ftesë të presidentit kinez, Xi Jinping, për herë të parë pas afër dy dekadash, transmeton Anadolu.
Sipas Xinhua News, al-Assad mbërriti në Hangzhou, kryeqytetin e provincës Zhejiang të Kinës lindore, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 19-ta Aziatike.
Herën e fundit Assad vizitoi Kinën në vitin 2004 për t’u takuar me presidentin e atëhershëm Hu Jintao.
Kjo është vizita e tij e parë në Kinë që nga shpërthimi i luftës civile siriane më shumë se 12 vjet më parë.
Dje, mediat siriane njoftuan se al-Assad, së bashku me zonjën e parë Asma al-Assad, do të vizitojnë kryeqytetin Pekin dhe Hangzhou.
Agjencia Siriane e Lajmeve njoftoi se ai do të takohet me presidentin Xi dhe do të mbajë një mbledhje të nivelit të lartë siriano-kinez./AA