Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar për kërcënimet ekzistenciale të vazhdueshme ndaj demokracisë amerikane, në një fjalim dje në mbrëmje, duke iu referuar rivalit të tij të mundshëm Donald Trump dhe duke u kërkuar votuesve që t’i japin përparësi institucioneve shëndetësore në vend, sipas CNN.
“Diçka e rrezikshme po ndodh tani në Amerikë”, tha Biden gjatë fjalimit të tij në Arizona, ku po nderonte mikun e tij, senatorin republikan të ndjerë John McCain.
“Ka një lëvizje ekstremiste që nuk ndan bindjet themelore të demokracisë sonë, dhe kjo është lëvizja MAGA (Make America Great Again – Ta bëjmë Amerikën edhe një herë të madhe – shën. i përkth)”, theksoi ai.
“Nuk ka dyshim që Partia Republikane e sotme drejtohet dhe frikësohet nga ekstremistët republikanë MAGA”, tha ai, duke përdorur akronimin për lëvizjen politike të Trump.
“Axhenda e tyre ekstreme, nëse realizohet, do të ndryshonte rrënjësisht institucionet e demokracisë amerikane”, tha Biden.
Mesazhi i Biden vjen në një përpjekje për të vënë ne dukje sjelljen anti-demokratike të Trump, pasi ish-presidenti u akuzua penalisht për tentativën e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.
Biden theksoi se veprimet e vetë Trump ishin një kërcënim për demokracinë.
Sipas presidentit amerikan, paraardhësi i tij nuk udhëhiqej nga Kushtetuta apo mirësjellja, por nga hakmarrja.
Ndërsa paditë dhe arrestimet e ish-presidentit Trump janë bërë publike gjatë verës, Biden është treguar kryesisht i heshtur ndaj paraardhësit të tij, i kujdesshëm për të mos ndërhyrë në punën e Departamentit të Drejtësisë.
Ndërsa epërsia penguese e Trumpit në zgjedhjet paraprake republikane mbetet e pandryshuar, presidenti Biden ka ashpërsuar sulmet e tij ndaj rivalit të tij më të mundshëm të vitit 2024, duke e konsideruar atë si një rrezik për demokracinë.