Për herë të parë Revista e përmuajshme politike-diplomatike “Argumentum” në bashkëpunim me “AIGS” vjen me një edicion special dedikuar Kinës.
Ky edicion special i revistës online “Argumentum” dygjuhësh në shqip dhe anglisht u prezantua në muajin gusht, i titulluar “Disa refleksione mbi Kinën”, si bashkëpunim i Institutit te Studimeve të Globalizimit dhe portalit online Argumentum.al
Edicioni special i Revistes “Argumentum” pritet të shtojë informacionet, opinionet dhe studimet dhe njohjen e Kinës në hapësirën ballkanike.
Drejtorja ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit, Dr. Marsela Musabelliu e prezantoi këtë revistë nëpërmjet një interviste për Grupin Mediatik të Kinës.
“Ky është një bashkëpunim i portalit online “Argumentum.al”, një portal gjeopolitik dhe analizë a aktualitetit dhe Institutit të Studimeve të Globalizimit, që unë drejtoj. Ne e patëm këtë ide që në fillim të këtij viti, por na u deshën disa muaj dhe pak kohë që të realizonim revistën që përmbledh ide të disa analistëve për aktualitetin e Kinës, të Europës dhe botës.
Është një risi në dekadën e fundit pasi ne kemi parë analiza për lajme të veçanta apo ngjarje që ndodhin në një muaj apo datë të caktuar, ndaj duam që me anë të kësaj reviste të kemi një përmbledhje më e thellë analitike e marrëdhënieve midis Kinës dhe Shqipërisë, Kinës dhe Ballkanit Perëndimor, por dhe Kinës dhe Europës”, shprehet Dr. Musabelliu për CRI.
Gazetarja e CRI, Eda Merepeza, vë në dukje edhe analistët e tjerë që kanë kontribuuar me analizat e tyre në këtë edicion special dedikuar Kinës.
Në brendësi të revistës “Argumentum” ju Marsela keni një artikull me titull “Një brez, një rrugë”, Kinë-Europë Qendrore dhe Lindore dhe pozicionimi i Shqipërisë mes nismave kineze. Dinamika globale”. Ndërkohë ka dhe të tjerë kontribuues me artikujt e tyre, siç është Dr. Jorgji Kote, i cili prezantohet me artikullin “ Pikë madhore reference gjeopolitike për Kinën”, si dhe një analizë nga kryeredaktorja e portalit online “Argumentum” Marjana Doda me titull “Kina në Ballkanin Perëndimor, mite dhe realitete” Mendoni se ka një rëndësi të posaçme njohja e Kinës në hapësirën ballkanike ?
Patjetër, sidomos përsa i përket botës shqiptare. Shumë studiues dhe njerëz të medias nga vende të ndryshme të kësaj hapësire na kanë pyetur se cila është perspektiva shqiptare ndaj nismave kineze, prezencës së Kinës në rajonin tonë, marrëdhëniet Kinë-Europë, por dhe pozicionit gjeopolitik të Kinës në aktualitet.
Zërat analitikë në Shqipëri ndaj Kinës janë por nuk janë shumë. Ndaj ne menduam që këta zëra t’i njohim dhe idetë e tyre t’i promovojmë për një audiencë më të gjerë, thotë Marsela Musabelliu.
Në këtë Edicion Special në Revistën “Argumentum”, u pasqyrua se si është qasja e Kinës në rajonin tonë dhe si perceptohet dhe analizohet në territorin shqiptar? Me këtë jemi munduar që t’i japim një audience shqiptare, por dhe të huaj disa materiale mbështetëse, sipas perceptimeve të autorëve përkatës.
Kujtojmë se Revista online ”Argumentum”, është një reviste e përmuajshme politike-diplomatike në shqip dhe anglisht, tashmë në vitin e saj të dytë të botimit dhe vjen si risi e medias online Argumentum.al.
© 2023 Argumentum