Një mision i OSBE/ODIHR po zhvillon një vizitë në Shqipëri në përgjigje të ftesës së bërë nga qeveria shqiptare, për të vëzhguar zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe në përputhje me mandatin e OSBE/ODIHR-it.
Anëtarët e këtij Misioni zhvilluan një takim në KQZ ku, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe nënkryetari Denar Biba, pritën në një takim delegacionin e Misionit të OSBE/ODIHR-it.
Delegacioni i OSBE/ODIHR-it kryesohej nga Ambasadorja Audrey Glover, dhe përbëhej nga Stefan Szwed, Zv/Shefi i Misionit, Svetlana dhe Alexey Gromov, Këshilltarë për Zgjedhjet.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Misionit me Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në kuadër të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore, të datës 30 qershor 2019.
Vizita e Misionit të OSBE/ODIHR ndërmerret në përgjigje të ftesës së bërë nga qeveria shqiptare, për të vëzhguar zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe në përputhje me mandatin e OSBE/ODIHR-it.