Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje që zhvillimet politike të shihen si mundësi, gjatë një fjalimi në Ditën e Unitetit.
“Aty ku shfaqen gjëra të reja në horizont, ka gjithmonë mundësi”, shkroi ai në X, platforma e njohur më parë si Twitter të martën.
“Ne i detyrohemi shumë guximit të gjermanolindorëve: ata i dhanë vendit tonë unitetin e tij në paqe dhe liri. Edhe në kohë sfiduese si këto, ka të bëjë me hapjen e horizonteve,” tha ai, duke iu referuar të kaluarës së trazuar të ish-Lindjes.
Ai tha se 33 vjet më parë, besimi e bashkoi Gjermaninë. “Besimi se ndarjet mund të kapërcehen,” tha ai. “Sot, përsëri, ne përballemi me trazira dhe sfida. Sa fat i mirë që po i trajtojmë këto si një vend i bashkuar.”
/Argumentum.al