24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit u mblodhen sot në Tiranë në takimin e ministrave të Jashtëm i cili i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.
Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, takimi do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Në të do të marrin pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.
Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO.
Sipas njoftimit të MEPJ, linjat kryesore të Ministerialit do të jenë: forcimi i dimensionit rajonal, nënvizimi i rëndësisë së veçante të këtij procesi në kuadër të integrimit në BE, përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër lirive themelore, Agjendës së Gjelbër dhe atë Digjitale, përafrimi me Tregun Unik të BE-së, ruajtja e momentit rivitalizues të arritur në samitin e vjetshëm në Berlin, zbatimi i marrëveshjeve të lëvizshmërisë, forcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit, si dhe përshpejtimi i integrimit europian.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët për median shprehën shqetësimin se tensionet mes Kosovë – Serbi, rrezikojnë procesin e Berlinit dhe se palët duhet t’i kthehen dialogut.
Konferenca erdhi pas takimit të ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit. Një takim përgatitor në Tiranë, i cili i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor
“Presim nga qeveria serbe të hetojë sulmin e 24 shtatorit! Situata është e tensionuar. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë”
Ministrja e Jashtme gjermane bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zbuluar dy sektorët kyç të axhendës së samitit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. Hasani tha në një deklaratë për mediat se energjia dhe transporti janë dy sektorët kyç.
“Ky ishte ministeriali i fundit në serinë e tre ministerialeve që i paraprijnë Samitit në Tiranë. Mirënjohje të gjithë kolegëve për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre. Këto takime, ngjarje të rëndësishme që zhvillohen për herë të parë në një vend të rajonit tonë. Ato zhvillohen në një moment veçanërisht të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Situata aktuale gjeopolitike ka prodhuar shumë sfida që kërkojnë vëmendje e adresim.
Kërkojnë po ashtu angazhim të fortë, jo vetëm të rajonit, por edhe të BE. Krahas sfidave, kjo situatë ka prodhuar edhe një vullnet të ri politik. Ka përforcuar angazhimin e BE-së me rajonin tonë. Ky vullnet shprehet edhe në këto takime, sigurisht edhe Samiti pas pak ditësh. Samiti dhe tri Ministerialet, janë një mundësi për të diskutuar se çfarë forme mund të marrë ky angazhim.
Çfarë forme mund të marrë mbështetja e BE për rajonin në kushtet aktuale. Procesi i Berlinit mbështetet në 3 shtylla: 1. Perspektiva evropiane; 2. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve; 3. Përmirësimi i performancës ekonomike të rajonit. Samiti i këtij viti do të fokusohet kryesisht në shtyllën e tretë. Në tryezë janë disa propozime që do të përmirësojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik të rajonit
Propozimet janë plotësisht në linjë me Planin e Rritjes të propozuar nga Von Der Leyen. Duhet investuar për ngushtimin e hendekut në zhvillimin ekonomik që ekziston mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. Kjo ndihmon në përgatitjen e ekonomive tona për integrim në tregun e përbashkët të BE.
Energjia dhe transporti, janë dy sektorë kyç në axhendën e këtij viti të Procesit të Berlinit. Përtej këtyre dy fushave, kemi punuar për nisma konkrete edhe në sektorë të tjerë. Këto nisma na ndihmojnë të integrohemi në disa politika të tregut të përbashkët të BE. Qëllimi është që rigjallërimi i procesit të integrimit të konkretizohet me masa që janë të prekshme nga qytetarët”, deklaroi ministri Hasani.
Integrimi i Ballkanit Perendimor:
Komisioneri për zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi, thotë se BE do të vijojë mbështetjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Varhelyi u shpreh se KE do të sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian.
‘Kjo tregon se BE tregon rezultate për punën e saj. Po sjellim financime të rëndësishme për sektorin privat për investuesit privat për të shndërruar ekonominë tuja në mënyrë që të jenë edhe më tërheqëse për investimet. Kemi investuar 1 mld euro për të ndihmuar ato qytetarë të cenueshëm në mënyrë që të trajtonim rritje e skajshme të çmimeve.
Dot jemi treguar të qartë që mbështetja jonë të të vazhdojë edhe për energjinë. Ofrimi i energjisë në mënyrë të qëndrueshme. Po mbështesim projekte në mënyrë të rinovueshme. Jemi gati të financojmë një terminal të ri për gazin e lëngshëm në Malin e Zi. Rajoni që të përfitojë nga këto investime duhet të integrohen ekonomikisht. Kemi bindjen e plotë se kemi edhe më shumë potencial. Rajoni do të mund të shtojë edhe 1/3 e PBB-së së vet.
Ne kemi folur për valët e mëparshme të zgjerimit se cila është mënyra më e mirë për tu përgatitur për zgjerimin e integruar të rajonit. Ky plan do të ketë për synim edhe përshpejtimin të integrimit ekonomik dhe do të ketë mundësi për BP të integrohen në tregun e BE-së ende pa u bërë anëtare.
Europa është këtu për të kontribuar, por duhet që edhe rajoni të tregojë rezultatet e veta. Të ndihmojmë rajonin që të transformohet.’- tha Verhelyi.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në konferencën për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm, bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i integrimit tëe Ballkanit Perëndimor në BE.
“Dëshiroj t’iu falënderoj për mikpritjen që patëm mundësi të përjetonim në tiranë. Kjo është vizita ime e parë si ministre në Shqipëri, me siguri s’ka për të qene e fundit. Procesi i Berlinit zhvillohet për herë të parë rajon, është në shtëpinë e vet, këtu në Shqipëri në zemër të BP. Të hënë isha bashkë me kolegë nga KE në Kiev, ku përjetuam se si njerëzit digjen nga çdo qelizë e tyre për europën të njëjtën entuziazëm e ndjej edhe ku vi në Ballkan. Për të rinjtë e këtij rajoni është e qartë se e ardhmja e tyre është në Europë. Nëse Europa nuk vjen drejt atyre, me shumë gjasë ata do e gjejnë një rrugë ose e kanë gjetur. Duhet të përshpejtojmë ritmin e integrimit të Ballkanit në Bashkimin Europian”, tha ministrja e jashtme gjermane.
Në lidhje me Kosovën:
Ministrja e Jashtme Gjermane Annalena Baerbock zbuloi detaje nga biseda bilaterale me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç sot në Tiranë.
Annalena Baerbock i ka shprehur shqetësimin për situatën duke i kërkuar që të ulë tensionet dhe të largohen trupat nga kufiri.
“ E kam thënë dhe publikisht në qarqe më të mëdhe dhe e kam nënvizuar në rrugën drejt Komitetit Europian. Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç fatkti që njerëzit të jetojnë në paqe me fqinjin e vet. Të mos lëmë të shkuarën të ndikojë dhe të mos dërgohen trupat ushtarake në kufijtë e fqinjit. Këtë e kemi bërë të qartë si BE ditët e fundit. Ju pyetët si ishte reagimi gjatë kësaj bisede. Keni parë që trupat në kufi janë reduktuar. Këto biseda kanë qenë kuptim plotë dhe kemi pasur mundësi të mirëkuptohemi se kjo nuk është rruga e duhur drejt një bashkëjetese të paqtë në kontitetin europian. Edhe këtë e cekëm në bisedat biletarela. Kur në vend të parë është dialogu jo përshkallëzimi arijmë hapa të mirë përpara. Për ne të gjithë është shqetësim i përbashkët nëse do të mbërrihet në tensione të mëtejshme mes Serbisë e Kosovës. Është e rëndësishme që të mund të mbërrijmë në depërshkallëzimin e situatës. Për këtë qëllim jemi duke zhvilluar biseda me të gjitha palët e përfshira.
Gjithashtu njoftoi se Gjermania do të shtojë trupat e saj në KFOR
NATO ka vendosur të intensifikojë angazhimin e saj në kuadër të trupave të KFOR. Vitin e ardhshëm edhe Gjermania do të regjistrojë më tepër trupa në KFOR për të dhënë kontribut. Por më lejoni të theksoj se rruga për të depërshkallëzuar situatën është ajo përmes bashkëpunimit. Ne duam të gjejmë një bashkëpunim tre dimensional. E para në Kosovë. Policia e Kosovës ka një rol të konsiderueshëm, më pas KFOR e EULEX.
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi nga Tirana tha se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i rikthehen dialogut. Varhelyi tha se autorët e sulmit duhet të dalin para drejtësisë dhe se autoritete serbe duhet të bashkëpunojnë me BE-në.
‘Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësie, autoritete serb të bashkëpunojnë me BE-në në lodhje me këtë çështje.’- tha Varhelyi.
Daçiç “bojkoton” fotografinë familjare
Përpara nisjes së takimit me dyer të mbyllura, ministrat e jashtëm realizuan fotografinë zyrtare, një traditë në të tilla ngjarje. Megjithatë në të mungoi ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, i cili ndonëse mori pjesë në takim nuk u rreshtua përkrah homogëve të tij. Ky distancim erdhi pasi shefja e diplomacisë gjermane Analena Baerbock kërkoi që fotografia të realizohej përpara flamujve të shteteve pjesëmarrëse në ministerial, mes të cilëve ishte edhe ai i Kosovës.
E pyetur gjatë konferencës për shtyp, ministrja gjermane nuk pranoi që ta komentonte, sikundër edhe ministri Hasani. “Nuk do doja të flisja për qëndrimet e kolegëve, por vetëm për atë që unë bëra. Unë respektoj protokollin e formatit të Procesin e Berlinit, prandaj i ftova të gjithë të pranishmit të më bashkoheshin që foton e familjes ta bënim pranë flamujve tanë respektiv”, u shpreh Hasani.
Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike, e inicuar nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel në gusht 2014 për t”i dhënë impulse të reja dhe përshpejtuar ritmet e hyrjes së BP në BE.
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka shndërruar në një prioritet gjeostrategjik të BE përshpejtimin e ritmeve të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor
/Argumentum.al