Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve, ambasadorja Audrey Glover paraqiti ne një konferencë për median për hapjen zyrtare të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019 në Shqipëri, rolin e misionit dhe aktivitetet e ardhshme.
Pyetjes a keni vëzhguar zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë Glover u përgjigj: “Në fakt jo nuk më ka ndodhur të vëzhgoj zgjedhje ku opozita të mos marrë pjesë në zgjedhje”.
A do ta konsideronit shtyrjen e datës së zgjedhjeve?
Audrey Glover pergjigjet: Nuk është puna jonë që të ndërhyjmë në këtë mënyrë duke bërë sugjerime të tilla. Ne jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet në mënyrë të paanshme. Nuk mund tw prononcohemi. Kjo do të ishte ndërhyrje për procesin.
Nuk jemi as policë zgjedhjesh dhe as politikanë
Audrey Glover: Siç e kemi thënë shumë herë zbatimi i ligjeve është pa aq i rëndësishëm sa vetë ligjet, dhe zbatimi i ligjeve varet nga vullneti politik. Misioni do të dalë me një raport të ndërmjetmeve para zgjedhjeve. Misioni do të ketë një konferencë për shtyp ditën pas zgjedhjeve ku do të dalë me konkluzionet paraprake.
Raporti përfundimtar do të publikohet 8 javë pas përfundimit të procesit zgjedhor. Në këtë raport do të ketë rekomandime për tu marrë parasysh nga autoritetet
Është e rëndësishme është të kuptojmë të vëzhgojmë procesin dhe të raportojmë për të. Ne jemi këtu për të mos ndërhyrë në asnjë mënyrë, ne nuk jemi policia zgjedhore dhe mbikëqyrësit dhe as politikanë. Ne jemi thjesht profesionistë të zgjedhjeve.
Votuesit duhet te zgjedhin mes kandidateve
Audrey Glover:Ne nuk jemi të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve. Ne jemi të interesuar që rezultatet të dalin dhe të shpallen në mënyrë transparente dhe korrekte. Ajo që është e rëndësishme për ne është që zgjedhësit të kenë besim te integriteti zgjedhor. Që të ndodhë kjo zgjedhësit duhet të zgjedhin të votojnë dhe të zgjidhin në mënyrë reale. Ata duhet të zgjedhin mes kandidatëve që bëjnë fushatë në kushte të barabartë. Vota duhet të jenë të njëjtë për të gjithë.