Një tërmet prej 6.3 shkallësh të Rihterit ka goditur perëndimin e Afganistanit, ku si pasojë 14 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa janë plagosur dhe 78 të tjerë.
Si pasojë e tërmetit ka pasur rrëshqitje dheu dhe pritet që numri i viktimave të rritet.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte 40 kilometra në veriperëndim të qytetit më të madh të rajonit të Heratit.
Tërmeti i fuqishëm u pasua me disa pasgoditje midis 4.6 dhe 6.3 shkallësh të Rihterit.
Herati ndodhet 120 km (75 milje) në lindje të kufirit me Iranin dhe konsiderohet të jetë kryeqyteti kulturor i Afganistanit. Sipas të dhënave të Bankës Botërore të vitit 2019, besohet se në provincë jetojnë rreth 1.9 milionë njerëz.
Afganistani goditet shpesh nga tërmetet – veçanërisht në vargun malor Hindu Kush pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.
Në qershor të vitit të kaluar, provinca e Paktikës u godit nga një tërmet me magnitudë 5.9 i cili vrau më shumë se 1000 njerëz dhe la dhjetëra mijëra të pastrehë.
/Argumentum.al