Përfaqësuesja e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini në një konferencë për mediet njoftoi se nga shtatori i vitit 2024 do të nisë punën në Tiranë Kolegji i Bryzhit. Ajo shtoi se aplikimet online do të nisin që nga dita e sotme.
“Programi do të jetë rezidencial, do të jetojnë, mësojnë dhe studiojnë së bashku. Do të jetë edhe program që do të përfitojë nga ekselenca akademike. Në fund të vitit akademik do të ketë edhe diplomë. Studentë kudo nga BE dhe Ballkani Perëndimor do të kenë këtu të njëjtat standarde. Në duhet të bëhemi gati nga BE për ta njohur më mirë rajonin dhe për t’u bërë gati, pasi shumica e kolegjeve të Europës bëhen zyrtarisht evropianë.
Sot ne mund t’ju njoftojmë që në shtator 2024 do të nisin vitin akademik. Sot jemi gati të çelim procesin e aplikimeve online”, tha ndër të tjera Mogherini.
“Në fakt është e vërtetë, që përpara një jave ne nënshkruam Marrëveshjen e Mirëkuptimit për të zhvilluar këtë rrugëtim së bashku. Kemi një moment shumë të rëndësishëm. Nesër do të përurojmë zyrën tonë përfaqësuese këtu në Tiranë, në një vend të mrekullueshëm, në një nga zonat tek Piramida. Do të jemi në zemër të kryeqytetit. Ne sot kemi lajm shumë të rëndësishëm, e bëjmë këtë gjë në praninë e Presidentes së Komisionit Evropian dhe kryeministrit Rama. Ne do të jemi gati për të filluar një kurs master vitin e ardhshëm akademik, pra në shtator 2024”, tha ajo.
“Do të fillojmë me programin e masterit, ky do të jetë titulli i masterit që do të kemi në Tiranë: Shndërrimi europian dhe integrimi në Evropë, BE dhe Europa Juglindore. Ky është një master 1-vjeçar, ashtu siç janë dhe programet e tjera të masterit në dy degët tona në Brugge (Belgjikë) dhe Poloni. Flasim për këtu për një kurs pasuniversitar. Flasim për axhendën e integrimit, rëndësinë e axhendës së integrimit. Kjo parë në të dyja anët e medaljes. Synimi është te kemi student nga rajoni që të mësojmë sa më shumë nga BE.
Do të nisim me 31 studentë të cilët do të kenë formime nga më të ndryshme nga BE, Shqipëria, vendet e rajonit, me disa bursa dhe për këto do flasim në ditët në vijim. Do të aplikojmë të njëjtën formulë që kemi në degët e tjera. Programi rezidencial, ku studentët do të jetojnë së bashku, do të mësojnë së bashku dhe do të formësojnë atë që kuptojnë nga BE së bashku. DO të jetë një program ky, që do të përfitojnë nga ekselenca e akademikëve, për ta vënë në praktikë, duke realizuar trajnime dhe udhëtime të caktuara për eksperiencë. Diplomat do të kenë të njëjtën vlerë ligjore si ato të që japim kolegjet e tjera të BE. Të njëjtat standarde”, theksoi Mogherini.
“Ne duhet të jemi gati nga ana e BE për ta njohur edhe më mirë rajonin për të qenë gati, sepse shumica e studentëve të Kolegjit të Europës, bëhen zyrtarë të BE. Dhe natyrisht për të shndërruar dhe integruar më tej Shqipërinë dhe rajonin në BE”, shtoi ajo.
“S’mund ta ritheksojmë më tepër se kaq këtë moment historik. Sot ne jemi gati që të çelim procesin e aplikimeve të studentëve që do të aplikojnë online. Merreni pak pa nxitim, do duhet ta përgatisni mirë aplikimin. Është hapur faqja e internetit dhe do jetë gati që sot”, përfundoi Mogherini.