Nis Samiti i Berlinit në Tiranë. Kryeministri Edi Rama po pret liderët e rajonit dhe udhëheqësit e BE-së në tapetin e kuq shtruar para Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë, do të bëjë bashkë sot, të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
Vijon…